E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet shkolla e Kreshnik Qatos

• DURRES - Pas pesë muajve rikonstruksion, ministri Genc Pollo ka prerë shiritat përurues të dy shkollave në rrethin e Durrësit.Ndalesa e parë ka qenë shkolla kombëtare e mjeshtërisë sportive, ku i shoqëruar nga Gazmend Oketa, Vangjush Dako dhe Klodian Pajuni, ministri Pollo ka nënvizuar arsimin si një prioritet të qeverisë së djathtë. Shkolla e mjeshtërisë sportive “Bernardina Qeraxhija” aktualisht ka mbi 450 nxënës që ushtrohen në disiplina të shumta sportive. Nga bankat dhe palestrat e saj kanë dalë në vite kampionë të nivelit botëror si Mirela Manjani apo Kreshnik Qato. Investimi në këtë shkollë ka arritur vlerën e 250 mijë eurove dhe objekt i tij kanë qenë palestra dhe ambientet e tjera sportive. Më pas ministri Genc Pollo, së bashku me të deleguarit e tjerë i janë drejtuar fshatit “Shën Vlash” ku kanë marrë pjesë në një tjetër investim me mjaft rëndësi për arsimin e zonave rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›