E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi eklipson javën, sytë nga Tirana-Dinamo

• Tirana-Dinamo, derbi i dy ekipeve me më shumë trofe në 27 kampionatet e zhvilluara deri tani: Tirana 23, Dinamo 16, është ndezur para se dy formacionet e drejtuara nga Sulejman Mema dhe Agim Canaj të zbresin të shtunën në “Selman Stërmasi” (ora 14:30). Statistikat e përballjeve midis dy ekipeve që kanë zhvilluar deri tani 124 ndeshje e zbukurojnë më shumë këtë speciale, ku në të fundit takim midis tyre triumfoi Tirana 2-0, me golat e Sefës dhe Dedes, dy lojtarëve që do të mungojnë në ballafaqimin e dytë sezonal.Blutë në izolimMungesa e vetme e Dinamos për ndeshjen e sotme do të jetë ajo e kapitenit, Arjan Pisha, një prej shtyllave të Dinamos, ndërkohë që trajneri Canaj ka vendosur të lërë në stol Kulin, i cili nuk e ka bindur në ndeshjet e fundit, për t’i lënë vendin Hanuk, mbresëlënës në takimin e mesjavës ndaj Apolonisë. Grumbullimin blutë, duke marrë shkas se edhe konsiderohen si miq në derbi, kanë vendosur ta zhvillojnë në Durrës, në hotelin ku grumbullohen zakonisht për takimet në transfertë, me shpresën se do të kenë të njëjtat përfitime me ndeshjet e zhvilluara deri më tani jashtë Tirane, ku ende nuk e njohin humbjen. Shpresa më e madhe e Dinamos, përveç pikëve, është prania e një numri sa më të madh tifozësh, për të mos u ndjerë të vetëm në këtë përballje.Kampi bardhebluNjëlloj si një javë më parë, në vigjilje të ndeshjes ndaj Kastriotit, edhe në grumbullimin e mbrëmshëm para derbit të sotëm me Dinamon, trajneri i Tiranës, Sulejman Mema, ka preferuar të mbajë sekret formacionin që do të zbresë sot në fushë. Një strategji për të mbajtur të karikuar të gjithë kontingjentin bardheblu në dispozicion. Gjithsesi, kësaj here veç strategjisë, Mema ka qenë edhe në dilemë kushtëzuar nga shqetësimet që ka ndjerë mesfushori Erbim Fagu. Ndonëse i dëmtuar, ka qenë i grumbulluar mbrëmë me ekipin në hotel “Mai Tai” në periferi të kryeqytetit. I veçuar është stërvitur dje edhe mesfushori francez, Laurent Mohelebi, megjithëse do të jetë sot në fushë.Kategoria Superiore Java e 20-të16 shkurt TIRANA - DINAMO             (S. Stërmasi)A. Janku, E. Biçaku, L. MustafarajELBASANI-PARTIZANI (Elbasan)S. Jareci, D. Rexha, A. LamçeSKËNDERBEU-BESËLIDHJA     (Korçë)Sh. Guçe, A. Molla, E. MihoTEUTA - KASTRIOTI         (Durrës)P. Lapi, P. Goxhaj, S. Zeka17 shkurtBESA - SHKUMBINI        (Kavajë)E. Dobi, E. Bodeci, E. PjetrushiFLAMURTARI - VLLAZNIA         (Vlorë)T. Latifi, R. Zhuli, A. MaliNdeshjet fillojnë në ora 14:30

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›