Akuzë për vrasje, kapet duke drekuar Ben Qimja
Ben Qimja, personazh i njohur në Fier dhe në Tiranë u arrestua dje, teksa po drekonte në një restorant peshku, në afërsi të kopshtit botanik në kryeqytet.
Dashamir Biçaku
Arben Isufaj 37 vjeç nga Fieri me banim në Tiranë, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, ra në pranga mesditën e djeshme kur ndodhej në një restorant pranë zonës së Liqenit Artificial. Prej datës 13 shkurt 2008, Prokuroria e Tiranës kishte nxjerrë një urdhër arresti në ngarkim të tij. Arben Isufaj, sipas njoftimit zyrtar të policisë akuzohet dhe është nën hetim për vrasjen në bashkëpunim të Pirro Koçiut më 12 gusht të vitit 2002. Për këtë ngjarje Prokuroria ka akuzuar edhe Fatlum Kadinë dhe Erjon Danen, i pari prej tyre ende qëndron në burg. Ben Qimja, ka qenë duke drekuar me disa miq të tij, ndërsa një grup agjentësh dhe oficerësh të policisë së Tiranës kanë hyrë në lokal qetësisht. “Mos lëvizni, policia! Zoti Isufaj duhet të vini me ne në polici”. Këto kanë qenë fjalët që ka shqiptuar drejtuesi i operacionit, ndërsa i ka treguar të kërkuarit një dokument identifikimi me emblemën e Policisë së Shtetit. Arben Isufaj mësohet se ka qenë në tavolinë edhe me dy persona të tjerë të njohur të tij. Pa shfaqur asnjë kundërshtim, i bindur se çdo veprim mund të përdorej kundër tij, Arben Isufaj ka pranuar të ndjekë policët. Por ata nuk janë mjaftuar vetëm me njeriun që arriti t’u shpëtonte nga arrestimi një vit më parë. “Duhet të vini dhe ju me ne”, u ka thënë kreu i operacionit miqve të “Ben Qimes”. Më parë, agjentët e policisë kanë kryer një kontroll fizik të gjithë personave, për të parë nëse ndonjë prej tyre mbante armë. Nga kontrolli rezultoi se asnjë prej personave nuk kishte armë me vete. Më pas, është kryer edhe shoqërimi i tyre në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Personazhi
Arben Isufajt të njohur si një nga personazhet e dyshuar për implikim në veprimtarinë e grupeve kriminale që kanë vepruar në Fier, policia i ka komunikuar arrestin në flagrancë me akuzën e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Operacioni sipas policisë, është kryer në bazë të urdhër arrestit të Prokurorisë së Tiranës, pasi Arben Isufaj akuzohet për ekzekutimin e Pirro Koçiut. Krimi ka ndodhur në shkurt 2002 në Tiranë dhe sipas hetimeve ka pasur si shkak hakmarrjen e Ben Qimes ndaj Koçiut. Viktima banonte në një pallat në rrugën “Him Kolli”, një rrugicë që lidh rrugën e Kavajës me “Myslym Shyrin”. Nga hetimi i Prokurorisë pas vrasjes është mësuar se viktima ishte shoqëruar me një nga personat e akuzuar si ekzekutorë të tij. Por procesi ndaj tyre kaloi në një kalvar të gjatë, ndërsa Gjykata e Lartë në vitin 2006, u detyrua të rikthente për hetim këtë çështje. Shkalla e Parë si dhe Apeli, kishin dënuar për vrasjen vetëm Fatlum Kadinë, duke nxjerrë të papërfshirë Danen dhe Isufajn. Veç vrasjes së vitit 2002, e cilësuar si nga hetimet më të vështira që kishte kryer policia e Tiranës në atë kohë, Arben Isufaj dyshohet edhe për organizim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai njihet për sipërmarrjet e tij në bizneset e ndërtimit. Një vit më parë, i arrestuari i shpëtoi policisë së Fierit, e cila kishte mbërritur me një urdhër arresti në duar, por çuditërisht edhe i kërkuari kishte një vendim më të freskët të gjykatës që kishte shpallur pushimin e çështjes ndaj tij. Në këtë ngjarje, policia u përplas Isufajn dhe kushëririn e tij Ahmet Isufajn. Pas verifikimit të vendimit të Gjykatës, Isufaj u la i lirë. Ngjarja shkaktoi përplasje mes organeve të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme nga një anë dhe Prokurorisë e Gjykatës nga ana tjetër.
Presidenti Bamir Topi, transferon 10 prokurorë
TIRANE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje transferimin e 10 prokurorëve, të cilët deri dje kanë punuar si të komanduar nëpër institucione të ndryshme të organit të akuzës. Në bazë të urdhrave të kryeprokurores, Ina Rama për mbarëvajtjen e punëve në organin e akuzës, pak kohë më parë u bë transferimi i disa prokurorëve, veprim të cilin e dekretoi dje kreu i shtetit.
Transferimet
Ardian Braho,
nga Krimet e Rënda, transferohet në Tiranë
Juljan Xhengo,
nga Prokuroria Fier, transferohet në Tiranë
Genci Qano,

Arben Nelaj,
nga prokuror në Durrës, transferohet në Tiranë
Lazër Çardaku,
nga prokuror në Shkodër, transferohet në Mat
Alfred Agolli,
nga prokuror në Gjirokastër, transferohet në Sarandë
Avni Kraja,
nga prokuror në Krujë, transferohet në Shkodër
Sulejman Tola,
nga prokuror në Shkodër, transferohet në Krujë
Ylli Basha,
nga prokuror në Lushnjë, transferohet në Kavajë
Arben Dyla,
nga prokuror në Mat, transferohet në Lushnjë