Meta në Lushnjë: Ritmet e qeverisë na lenë jashtë BE
Kreu i LSI, Ilir Meta, u shpreh në konferencën e LRI-së në Lushnjë, se ritmet me të cilën ecin reformat dhe investimet e qeverisë na lenë jashtë BE-së dhe pa asnjë perspektivë rininë shqiptare.
“Në rast se do vazhdojmë me ritmet e qeverisë së Sali Berishës, jo vetëm do humbasim jetën e shumë shqiptarëve të tjerë, ashtu sikurse ndodhi për fat të keq në Gërdec, ashtu sikurse ndodh çdo ditë në minierat e Bulqizës dhe të Martaneshit, por njëkohësisht edhe juve ju duhet të prisni pensionin tuaj, si të vetmen mundësi që jep Sali Berisha për anëtarësimin tonë në BE. Unë nuk mendoj se kam bërë mrekulli kur kam qenë kryeministër, por besoj se ritmet e ndryshimeve kanë qenë shumë herë më të larta. Në një vit qeverisje autostrada ka ardhur nga Kashari i Tiranës deri në Lushnjë. Ndërsa nga viti 2001 dhe deri tani në 2008, akoma nuk është bërë rruga e re që duhet të lidhë Lushnjën e Fierin. Pra, ky është ritmi me të cilin punon Sali Berisha”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-së shprehu besim te forumi rinor i kësaj lëvizje. “Ndaj ju duhet të keni më shumë besim tek vetja juaj, tek fuqia juaj, e cila vjen nga bashkimi dhe solidariteti në radhë të parë me njëri-tjetrin. Ky vend ka nevojë për të rinj që besojnë në radhë të parë tek e ardhmja, dhe për këtë na duhen të rinj që besojnë tek LRI-ja, si fuqia më e madhe politike e rinisë sot në Shqipëri”, u shpreh Meta.