E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Spahiu: Mbledhjet e KLD jo më si ato të Njësiteve Guerile

TIRANE – Nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu prezantoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda kryetarin e ri të këtij institucioni, Dritan Halluni, i cili në fakt ka 

nisur prej disa ditësh të ushtrojë detyrën, që pas fitores në KLD përballë ish-kryetarit Sandër Simoni. Në përshëndetjen e drejtimit të ri të zgjedhur nga ana e Këshillit, Spahiu evidentoi pritshmërinë ndaj Hallunit në ruajtjen dhe forcimin e standardeve të larta të drejtimit të trupës gjyqësore, tashmë të vendosura nga Simoni, kreu i mëparshëm i kësaj gjykate. Në fjalën e tij, Spahiu tha se krijimi i Gjykatës për Krime të Rënda si një gjykatë me integritet, e veçuar me ligj nga gjykatat e zakonshme dhe e justifikuar me veprimtarinë e saj antikorruptive, është një fillim i mbarë në një epokë të etur për drejtësi. Në mënyrë të veçantë, Spahiu shprehu vlerësime të larta për punën e mirë që është bërë në drejtim të rritjes së aksesit të publikut dhe të vizibilitetit që kjo gjykatë reflekton, duke u kujtuar në të njëjtën kohë gjyqtarëve se rëndësia e komunikimit dhe harmonisë profesionale të trupave gjyqësore është garanci si për një cilësi të lartë si të procesit të gjykimit, ashtu dhe të vendimmarrjes. “Vendimmarrja në KLD, ka dalë nga skutat e mbledhjeve sekrete të tipit të njësiteve guerile dhe prej muajsh, mbledhjet zhvillohen me dyer të hapura, në prani së të interesuarve dhe të medias”, përfundoi nënkryetari i KLD-së.                            fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›