Kastrati, 151 vjet burg të akuzuarve
Burgim të përjetshëm për Qamil Rexhën dhe nga 25 vjet burg për vëllanë e tij Abedin dhe Ibrahim Gecën ishte pretenca e Prokurorisë, dje te Krimet e Rënda, pasi kërkoi deklarimin e tyre fajtorë për rrëmbimin me pasojë vdekjen e mjekut Behar Kastrati në Has.
Fatos Mahmutaj
Këtyre dënimeve organi i akuzës u shtoi edhe nga 6 milionë lekë gjobë për Qamilin dhe Ibrahimin dhe 50 milionë për Abedinin. Gazeta, siguroi një kopje të pretendimeve përfundimtare të organit të akuzës, të cilën po e botojmë me shkurtime.
Më 8 korrik 2005, policia e Hasit është njoftuar nga Flamur Kastrati se që nga mbrëmja e një dite më parë nuk është paraqitur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e vëllait të tij Behar Kastrati i datëlindjes 1964, lindur në Brut Has dhe banues në Krumë. Humbja e kontaktit të tij me familjarët ka ndodhur që prej orës 23:30 të 7 korrikut 2005 e në vazhdim. Më 27 gusht 2005 në fshatin Kolsh në rrugën automobilistike Kukës–Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Kolshit” 5 metra nga këmba e katërt e urës dhe 8 metra nga bregu verior i liqenit ndodhej një kufomë e zhytur në ujë ku dallohej pjesa e prapme e kokës dhe shpina. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes e nxjerrjes së kufomës, që rezultoi se i përkiste Kastratit, u konstatua se ishte e lidhur me dy shtylla betoni nëpërmjet telave të shtyllës dhe një litari në qafë trung dhe këmbë. Qamil Cenalia me profesion mjek stomatolog shpjegoi se kufoma i përkiste mjekut Kastrati, duke pohuar se ishte mjeku që kuronte dhëmbët e viktimës dhe kishte dijeni të plotë mbi të dhënat dentare të tij. Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore nxori se shkaku i vdekjes së Kastratit ka qenë asfiksia mekanike nga shtrëngimi i qafës me mjet të fortë (lak, tel, duar etj). Sipas eksperteve, koha e vdekjes ka qenë rreth 6-8 javë më parë nga data e ekzaminimit. Përsa i përket vendit ku është rrëmbyer Kastrati nëpërmjet dëshmisë së Vjollca Kastratit dhe Fatmir Sadrias, por dhe nëpërmjet procesverbaleve të konstatimit të faktit dhe verifikimit të thënieve u provua se Kastrati është rrëmbyer natën e 7 korrikut 2005 pikërisht para pallatit ku ndodhej apartamenti i tij i banimit pranë xhamisë në Krumë. Është pikërisht një shesh pranë kryqëzimit të rrugëve që të çojnë te Bashkia dhe në qendër të Krumës, shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima. Sipas dëshmitarit Sadria në këtë vend janë gjetur një palë çelësa, dhe pas shpjegimeve të Vjollcës, rezultoi se ishin çelësat e Beharit. Vladimir Bera pohoi se në vendin ku u gjetën çelësat, natën e 7 korrikut rreth orës 23:30 ka parë viktimën duke biseduar me dy persona. Dëshmia e Berës konfirmon shpjegimet e Gecës, mbi vendin e rrëmbimit dhe numrin e personave që e kanë marrë viktimën. Pavarësisht nga qëndrimet kontradiktore të Gecës gjatë gjykimit në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, qëndrime këto që na detyruan ne si prokurori të revokojmë marrëveshjen e bashkëpunimit të lidhur me të, nëpërmjet leximit të deklarimeve të bëra nga ky, gjatë hetimeve paraprake, arritëm të individualizojmë autorët e krimit dhe të provojmë në gjyq se:
Qamil e Abedin Rexha, lindur në Krumë dhe banues në Durrës; dhe Ibrahim Geca lindur dhe banues në Krumë, Has, janë autorët e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Kastratit. Geca siç edhe u dëgjua përpara gjykatës nëpërmjet leximit, por dhe riprodhimit audioviziv të thënieve të tij kur bashkëpunoi me Prokurorinë shpjegoi qartë dhe saktë çdo veprim të tij dhe të dy bashkautorëve të tjerë të kryerjes së kësaj vepre penale. Thëniet e Gecës përputhen dhe mbështeten nga prova dhe indice të tjera mjaft të rëndësishme, duke iu dhënë një vlerë provuese këtyre thënieve. Geca ka pasur njohje me viktimën Kastrati jo vetëm si bashkëqytetar, por dhe si mjek që kuronte nënën e Ibrahimit për rreth dy vjet. Geca ka shpjeguar se bisedimet në lidhje me çështjen e Kastratit dhe problemeve që kishte Qamili me të kanë filluar shumë kohë para rrëmbimit të mjekut. Kështu në dhjetor 2004 gjatë një takimi që ka pasur Ibrahimi me Qamilin ku ka qenë i pranishëm edhe Zenel Kastrati, në Tiranës është diskutuar në lidhje me kandidaturat për kryetar të PD-së Has, ku Qamili ka shprehur hapur simpatinë dhe mbështetjen e tij për Zenelin duke u shprehur se, nuk kishte qejf që të linte Beharin të bëhej kreu i PD në Has. Geca dhe Qamili më pas kanë udhëtuar së bashku për në Durrës dhe rrugës kanë biseduar sërish për Kastratin. Qamili, ka shprehur mosmiratimin e tij për kandidaturën e Beharit duke shpjeguar se ai i kishte një borxh Qamilit dhe në bisedë e sipër është shprehur se nuk e lë pa e rrahur Beharin. Ibrahimi shpjegon se e ka takuar përsëri Qamilin, në janar 2005 në Krumë, te klubi i Lum Pogës, ku është diskutuar në lidhje me Beharin dhe Qamili ka rishprehur qëllimin e tij për të rrahur viktimën Behar Kastrati në lidhje me një borxh që viktima i kishte. Takimi i radhës mes tyre ka qenë në mars 2005 në Durrës te klubi i Agim Hoxhës. Përsëri është biseduar në lidhje me viktimën Behar dhe aty Qamili ka shprehur qartë qëllimin dhe motivin e konfliktit të tij me Beharin. Siç edhe shpjegon Ibrahimi, Qamili është shprehur se: “...duhet me çdo kusht të takohem me Beharin se më ka një borxh,... për mungesë të shërbimit të tij me ka ik vëllai, ... për një kokërr në gjuhë më ka ik vëllai...”. Më pas Qamili i ka shpjeguar Ibrahimit se Kastrati ka qenë mjek rojë ditën kur vëllai i tij Gani Rexha ka vdekur në spitalin e Hasit. Në takimin e marsit 2005 Ibrahimi tregon se Qamili, pasi i ka treguar në lidhje me konfliktin e tij me Beharin i ka kërkuar këtij, që ta ndihmonte për të kontrolluar lëvizjet e viktimës, ku rrinte, me kë shoqërohej, etj. Takimi tjetër mes Qamilit dhe Ibrahimit në lidhje me marrëveshjen për të goditur mjekun Kastrati ka qenë nga mesi i majit 2005 te klubi i Lum Pogës në Krumë. Qamili e ka pyetur Ibrahimin në lidhje me lëvizjet e Kastrati, dhe ky na bazë të detyrës që i kishte lënë Qamili i shpjegoi këtij të gjithë oraret e lëvizjeve Beharit. Më një korrik 2005 Qamili e Ibrahimi janë takuar në Krumë, këtë herë kanë pirë kafe te klubi i Dan Rexhës. Më 2 korrik Qamili u takua sërish me Ibrahimin, dhe meqenëse Qamili e pa Ibrahimin të impresionuar e siguroi se detyra e tij ishte vetëm ta ndihmonte se në çfarë ore kalonte Behari për në shtëpi. Pikërisht në këtë takim Qamili i ka thënë Ibrahimit se do të vinte më 7 korrik dhe do ta vriste Beharin. Deri në këtë datë Qamili i kërkoi Ibrahimit që të vazhdonte detyrën e tij, pra të kontrollonte lëvizjet e Beharit dhe ta njoftonte atë për çdo lëvizje të mundshme të tij jashtë Krume deri më datë 7 korrik. Ibrahimi ra dakord të bashkëpunojë sërish me Qamilin. Në fund të kësaj bisede ata lanë takimin tjetër, i cili do të ishte darkën e 7 korrikut. Nga ana e Gecës që nga 2 korriku deri më 7, Kastrati është mbajtur nën vëzhgim në të gjitha lëvizjet e tij në Krumë. Arsyen pse Qamili ia besoi këtë detyrë, shpjegohet qartë në deklarimet e Gecës. Ai tregon se, jo vetëm që ishin lidhje gjaku, por dhe se në shkëmbim të kësaj ndihme, Qamili do ta ndihmonte duke ndërmjetësuar tek avokati për problemin e vëllezërve të Ibrahimit të cilët janë në kërkim pasi janë dënuar nga Gjykata e Kukësit. Më 7 korrik, Ibrahimi rreth orës 18:00 e ka parë Beharin të ketë dalë nga zyra e tij që kishte te Shtëpia e Kulturës, Krumë dhe ka shkuar në drejtim të lokalit të vëllait të tij, Flamurit. Siç edhe e kishin lënë, Ibrahimi dhe Qamili u takuan rreth orës 21:00 para dyqanit të Bajram Dautit. Geca shpjegon se me Qamilin në këtë vend kishte ardhur dhe vëllai i tij, Abedin Rexha. Nga ana e Gecës, Qamilit e Abedinit, të sapoardhur nga Durrësi, u ishte dhënë informacion i saktë mbi lëvizjet e Kastratit në këtë periudhë si dhe vendndodhja konkrete e tij atë mbrëmje. Qamili e Abedini i kanë kërkuar Ibrahimit që të shohë dhe një herë a ndodhej apo jo Behari tek lokali vëllait të vet, Flamurit. Ibrahimi ka shkuar para lokalit të Flamurit, ka parë që Behari ndodhej aty me disa persona, dhe është kthyer dhe ua ka rikonfirmuar atyre lajmin. Qamili i ka kërkuar Ibrahimit të rrinte me ta deri sa te vinte Behari, por sipas Ibrahimit ai për arsye shëndetësore nuk ka qëndruar dot dhe është larguar. Qamili ka pranuar që Ibrahimi të largohej, duke u shprehur se puna e tij kaq ishte. Pas kësaj Qamili dhe Abedini e kanë pritur atë duke dalë në ambientet pranë pallatit ku ai banonte e pasi kane kontaktuar drejtpërdrejtë me të e kanë marrë në automjetin me të cilin lëviznin dhe e kanë vrarë më pas. Pastaj i kanë lidhur dy shtylla betoni dhe e kanë hedhur në Liqenin e Fierzës në Kukës, vend ku është gjetur kufoma pas rënies së nivelit të ujit rreth 40 ditëve pas rrëmbimit të tij. Geca të nesërmen rreth orës 10:00–10:30 ka mësuar te sheshi para Bashkisë së Krumës nga Ngjeci e persona të tjerë se është zhdukur Behari. Ibrahim tregon se nuk foli gjë pasi e dinte që këtë punë e kishte bërë Qamili. Pas rreth 10 ditësh Ibrahimi është takuar me Qamilin në një lokal në Shkozet, Durrës, ku e ka pyetur në lidhje me faktin se si shkoi puna atë natë. Ibrahimi më tej shpjegon se Qamili i tregoi se ai së bashku me Abedinin, i ka dalë para Beharit afër pallatit të tij, e kanë marrë, e kanë futur në makinë dhe janë larguar. Kur Ibrahimi e ka pyetur se çfarë ndodhi më tej, Qamili i është shprehur: “… mos u merr më me atë punë...”. Ibrahimi është takuar dhe disa herë të tjera me Qamilin pas ngjarjes dhe sa herë që janë takuar Qamili i ka kërkuar atij të mos flasë dhe mos tregojë gjë në lidhje me ato që ai dinte. Gjithashtu, Qamili i ka shpjeguar Ibrahimit se ai kur ishte thirrur në polici kishte thënë se natën e ngjarjes kishte qenë në Durrës në Katund të Ri te lokali i tij.
Rexhët mohuan në gjyq
TIRANE – Në pretencën e lexuar dje para gjykatës Prokuroria pohoi se, si gjatë hetimeve paraprake, por dhe gjatë procesit të pandehurit Qamil dhe Abedin Rexha, asnjëherë nuk e pranuan akuzën ndaj tyre. Për më tepër Abedini tha se, para datës së ngjarjes dhe sigurisht dhe ditën e ngjarjes nuk ka qenë në Has për një periudhë të gjatë kohore. Për të vërtetuar alibinë e ngritur këta paraqiten disa dëshmitarë që treguan se kanë parë gjatë 7 korrikut dy të pandehurit në lokalin e tyre në Katund të Ri. Si dëshmitar kyç të tyre për të provuar alibinë e të qenit në Katund të Ri natën e ngjarjes të pandehurit thirrën ish-ministrin e Brendshëm, tashmë ministër Transportesh, Sokol Olldashi për të dëshmuar. “Ky dëshmitar në kundërshtim të plotë me atë çka pretendonin të akuzuarit tregoi se më datë 7 korrik 2005, nuk është takuar, parë, apo përshëndetur me ata”, pohuan prokurorët. Sipas tyre, Olldashi shpjegoi se në zonën e Qerretit dhe Katundit te Ri nuk ka qenë fare më datë 7 korrik, por dy ditë më vonë, që siç u shpreh ai ishte fundjava e parë pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005. Dëshmitari shpjegoi se është përshëndetur dhe takuar me Qamilin vetëm 15 ditë pas zgjedhjeve në një festë të organizuar me këtë rast në Shijak. Tashmë pas dy javësh pritet që vetë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre të paraqesin para gjykatës fjalën e tyre të mbrojtjes. f.m