Bufi: Legalizimet, do shkojmë në Kushtetuese
Nënkryetari socialist i Kuvendit, Ylli Bufi, tha dje se socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ligjin e “Legalizimeve”.
“Besoj se janë shumë arsye për të kaluar në një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, sepse disa nga amendamentet bien ndesh me Kushtetutën. Nga një agjenci e bashkërendimit të procedurave për legalizimet kthehet në një agjenci ekzekutive që i ka të gjitha kompetencat. Madje, kalohet në absurd, agjencia merr kompetenca edhe për çështje të planifikimit të territorit që është antiligjore, antikushtetuese dhe për mendimin tim fare pa sens. Me sa duket kthimi që i bëri Presidenti i Republikës nuk ia arriti qëllimit për të cilin ai e ktheu”, u shpreh deputeti socialist.