E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha mashtron me rritjen e pensioneve

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, akuzoi Kryeministrin Berisha për deklaratën e tij për rritjen e pensioneve të fshatit dhe qytetit. 

Sipas Braçes, rritja e deklaruar e Kryeministrit nuk është vetëm 72 lekë në muaj për qytetin dhe vetëm 54 lekë për fshatin. “Kryeministri më i korruptuar i Evropës lançoi këtë rritje qesharake dje, ndërkohë që ka tre vite që grabit pensionistët në dhunim të qëllimtë të ligjit që e detyronte që të indeksonte inflacionin më 1 maj 2006, më 1 maj 2007, më 1 maj 2008. Shuma e parave të munguara si rezultat i moszbatimit të ligjit për indeksimin e inflacionit çdo datë 1 maj, përfaqëson grabitjen më të madhe të shtesës më në nevojë sot në Shqipëri, pensionistëve”, tha Braçe. Sipas nënkryetarit të grupit socialist, rritja e pensioneve dhe rrogave të buxhetorëve të deklaruar nga Berisha, është më e ulët se ajo ç’ka parashikohet në buxhetin e vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›