Vizat, numër telefoni për refuzimet
Nëse të refuzohet viza nga ambasadat evropiane, mund ta denoncosh në numrin telefonik 04-2253184 (nga ora 10:00 – 14:00). Lëvizja Evropiane në Shqipëri, në bashkëpunim me organizata të tjera jo-qeveritare nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe European Citizen Action Service me qendër në Bruksel, publikuan dje projektin e monitorimit të marrëveshjes së lehtësimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Shengenit.
Aristir Lumezi
Drejtuesi i “Lëvizjes Evropiane në Shqipëri”, Ditmir Bushati, bëri publike dy format me anën e të cilave projekti që sapo startoi do të monitorojë zbatimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Sipas tij, njëra do të jetë linja telefonike, përmes së cilës qytetarët të cilëve u refuzohet viza për në vendet e zonës Shengen, të mund të telefonojnë në një numër fiks. Forma tjetër e monitorimit të lehtësimit të vizave do të jetë sondazhi në konsullatat evropiane në Tiranë. “Etapa e dytë parashikon kryerjen e një sondazhi në konsullatat e shteteve të Shengenit në Tiranë. Kjo do realizohet përmes një grupi intervistuesish dhe plotësimit të një formulari të detajuar standard nga aplikantët shqiptarë në konsullatat e Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Francës dhe Austrisë”, u shpreh Bushati. Shkak për këtë projekt është bërë refuzimi në një masë të madhe e vizave nga vendet e zonës Shengen për shtetasit shqiptarë, duke e vënë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjes për lehtësimin e procedurave për marrjen e tyre. Monitorimi është një projekt rajonal, që përfshin edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Von Handel, duke përshëndetur këtë nismë, i kushtoi rëndësi faktit se Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave është nënshkruar nga Shqipëria dhe nga Komisioni Evropian, pasi ky institucion mori mandatin për negocimin e një marrëveshjeje të tillë, por roli parësor në implementimin e drejtë të saj u mbetet vetë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në fund të sondazhit dhe analizimit të telefonatave të qytetarëve, “Lëvizja Evropiane në Shqipëri” do të publikojë në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel një raport final, i cili do t’u paraqitet vendimmarrësve për të pasur një pasqyrë sa më të qartë të asaj që ndodh në terren.
Ambasadat nën monitorim
Zgjedhja e konsullatave është bërë bazuar mbi faktin se këto konsullata paraqiten me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave (Greqia – 37%; Gjermania - 24%; Franca – 22%; Austria – 22%; Italia - 11%). Ndërkohë që metodologjia e sondazhit është përgatitur nga Stefan Batory Foundation me qendër në Varshavë, i gjithë projekti realizohet me mbështetjen e King Baudouin Foundation dhe Open Society Foundation for Albania.