Kroçiera gjigante sjell 845 turistë
SARANDE - Një tjetër traget i përmasave gjigante është ankoruar mëngjesin e djeshëm në radën e Sarandës. Kroçiera "Crystal Serenity" është parë për herë të parë në qytetin jugor.
Rreth 10 autobuzë kanë qenë transportuesit e 845 turistëve qe kishin ardhur për të vizituar Sarandën dhe Butrintin Antik. "Crystal Serenity" është ankoruar në radë, në pamundësi për t'u ankoruar në kalatë për vetë madhësinë e saj. Kroçiera me flamur të Bahamas, me gjatësi 250 m dhe gjerësi 32 metra, ka ardhur nga Korfuzi nëpërmjet agjencisë turistike "Shkëndija travel". Pas vizitave që grupi i turistëve bëri në Butrint dhe në qytet u largua rreth orës 16:00 për t'u rikthyer sërish në portin e Korfuzit. Turistët e djeshëm e kanë çuar në 8352 numri e turistëve të huaj që kanë vizituar për këtë vit Sarandën. Kroçiera "Crystal Serenity" është pjesë e kompanisë "Crystal Cruises", e cila është një ndër shoqëritë e kompanisë më të madhe në botë për anijet. sh.d