Akuzë tre mjekëve, gabuan me pacienten e bajameve
Tre mjekë nën akuzë për vdekjen e 17-vjeçares Matilda Petriti.
Trazhgim Sokolaj
Autopsia e morgut të Tiranës konfirmon se, adoleshentja nga Korça humbi jetën si pasojë e operacionit të pakujdesshëm në bajame dhe më pas mjekimit të gabuar për venën e prerë, si dhe neglizhencës së mjekëve në trajtimin dhe ekzaminimin e gjendjes së rënduar të vajzës. Raporti i autopsisë lidhur me shkakun e vdekjes së 17-vjeçares, mbërriti dje në Prokurorinë e Tiranës. Grupi i prokurorëve dhe oficerëve që po hetojnë vdekjen e Matilda Petritit, ka marrë në dorëzim dokumentet e autopsisë, ku sqarohet me hollësi dëmtimi që ka pësuar vena e Matilda Petritit gjatë operacionit të zhvilluar në bajame në klinikën e mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec. Dokumentet e autopsisë janë administruar në dosjen penale të hapur menjëherë pas vdekjes së vajzës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Në dosje ndodhet edhe denoncimi i prindërve të viktimës ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari, i cili konsiderohet i pandehur pas përfundimeve të arritura nga autopsia. Ekspertiza për shkakun e vdekjes së vajzës vë në dukje se, Matilda Petriti humbi jetën për shkak të shokut hemorragjik të shkaktuar prej humbjes së gjakut dhe mungesës së mjekimit pas kësaj. Prerja e venës gjatë operimit të bajameve është bërë shkak për rrjedhje të vazhdueshme gjaku në grykët e vajzës. Në këtë mënyrë, për 16 ditë me radhë, pasi ka bërë operacionin, ajo ka vuajtur nga hemorragjia dhe temperatura e lartë. Si pasojë e hemorragjisë gjaku ka kaluar në rrugët e frymëmarrjes dhe më pas është ngrirë, duke bllokuar dhe vështirësuar punën e mushkërive të vajzës, deri në bllokimin e tyre.
Hetim mjekëve
Xhevahir Hoxhallari, mjeku që ka operuar Malilda Petritin, ka qenë në qendër të akuzave nga prindërit e vajzës dhe i dyshuari kryesor i Prokurorisë për vdekjen e pacientes së tij. Organi i akuzës, nxitur nga argumentimi i autopsisë, tashmë ka marrë në hetim edhe dy mjekë të QSUT në Tiranë, të cilët kanë qenë në shërbim mbrëmjen e 27 prillit, kur 17-vjeçarja mbërriti aty në gjendje të rëndë. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj nga operacioni në bajame dhe prerja e venës, vajza është dërguar në spitalin e Korçës, ku është mbajtur vetëm një ditë e më pas është nisur për në Tiranë. Në kohën kur ka mbërritur në QSUT, sipas hetimeve, vajza ka qenë në gjendje të rëndë, por mjekët që kanë qenë në shërbim dyshohet se nuk i kanë bërë një ekzaminim të saktë, për të realizuar më pas ndërhyrjen e duhur që mund të përmirësonte gjendjen e vajzës. Vetëm një ditë pasi mbërriti në Spitalin Qendror Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, Matilda Petriti gjeti vdekjen. Në momentin kur ka vdekur, sipas hetimeve, 17-vjeçarja kishte plot katër orë që nuk ishte mbikëqyrur nga personeli mjekësor, i cili ka qenë i reduktuar për shkak të ditës së pushimit të dielën e 28 prillit 2008.
Proteza, klientja çon në gjyq dentistin
TIRANE – “Detyrimin e dentistit të më shpërblejë dëmin shëndetësor shkaktuar nga keqvendosja e protezës dhe mjekimi i gabuar, si dhe pagesën e shpenzimeve për riparimin e këtij dëmi”. Ky është objekti i një padie gjyqësore që po shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës, ku pala e paditur është dentist, ndërsa paditësja është një kliente e tij, të cilës i ka vendosur një protezë rreth një vit më parë. Paditësja Y.Ç., pretendon se rreth një vit më parë ka mjekuar dhëmbët te dentisti M.M., i cili i ka vendosur një protezë, e cila përveçse ka kushtuar rreth një mijë euro, i ka sjellë asaj dëmtime të tjera. Pas kësaj ajo është mjekuar te një tjetër dentist, ndërsa i është drejtuar Urdhrit të Mjekut të kryeqytetit kundër dentistit. Tek Urdhri i Mjekut paditësja ka fituar të drejtën për të përfituar pagimin nga ana e dentistit të paditur të të gjitha shpenzimeve për riparimin e dhëmbëve dhe protezës. Kjo punë do kryhej te një dentist tjetër. Pas kësaj edhe dentisti i paditur ishte dakord, por paditësja ka kërkuar dëmshpërblim në vlerën e rreth 5 mijë eurove, duke llogaritur edhe dëme të tjera që i janë shkaktuar nga proteza, për të cilat dentisti refuzon t’i paguajë. fa.ma.