Sefgjini: Tatimet i drejtoj nga shtëpia
"Nuk jap dorëheqjen, ndërsa Tatimet i drejtoj nëpërmjet telefonit si dhe duke ardhur punonjësit e këtij institucioni te shtëpia ime për të marrë urdhrat".
Fatos Mahmutaj
Ky ishte pohimi i Arben Sefgjinit, kreut të Tatimeve në emisionin "Opinion Plus" të gazetarit Blendi Fevziu, transmetuar mbrëmë në Tv-Klan. Për shkak se Sefgjini aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", emisioni u zhvillua në banesën e tij. Për rreth një orë, Sefgjini, ish-kreu i SHIK-ut për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Fevziu rreth akuzës së ngritur ndaj tij, procesit të pritshëm gjyqësor, punës tek Tatimet dhe natyrisht edhe masës së sigurisë së vendosur nga Krimet e Rënda me kërkesë të Prokurorisë. Duke dhënë shpjegime për akuzën, Sefgjini pohoi se përfaqësuesi i Prokurorisë kishte abuzuar dhe spekuluar, pasi pretendonte se çështja ishte rihapur me gjetjen e një akuze të re ndaj tij si dhe Ilir Kumbaros, ish-kreu i SHIK-ut në drejtorinë qendrore; Avni Koldashit, ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçes, ish-inspektor, të akuzuar për "rrëmbim me pasojë vdekjen" dhe "tortura" të kryera në bashkëpunim dhe të konsumuara nga tri herë prej secilit nga të pandehurit. Sefgjini tha se abuzimi i prokurorit me akuzën dukej në faktin kur pretendonte se akuza e ngritur për veprimet në dëm të Avdyl Loshaj, nuk ishte e re, por ishte pushuar në vitin 2004. Sefgjini shpjegoi se në dhjetor të vitit 2003 ishte akuzuar për "rrëmbim me pasojë vdekjen" të Remzi Hoxhës dhe "tortura" ndaj Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshaj, kryer në tetor 1995, ku të paktën atëherë këta dy të fundit ishin pyetur nga Prokuroria si dëshmitarë. Ndërsa në lidhje me procesin gjyqësor, Sefgjini tha se do të merrte pjesë në të gjitha seancat gjyqësore, duke u përballur vetë me akuzën, e cila, sipas tij, ishte stisur nga Prokuroria. Kreu i izoluar i Tatimeve pohoi gjithashtu se nuk kishte takuar të dëmtuarit Kristopulli, Hoxha e Loshaj dhe nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shoqërimin e tyre. Sefgjini, Koldashi, Kumbaro dhe Meçe, nga të cilët dy të fundit ndodhen respektivisht jashtë shtetit dhe i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, rrezikojnë dënim që mund të shkojë deri në burg të përjetshëm nëse gjenden fajtorë. Sefgjini, Koldashi dhe Meçe u arrestuan fillimisht më 22 maj të 2003 dhe të akuzuar për rrëmbimin e Kristopullit dhe Hoxhës. Nën këtë akuzë, këta qëndruan në qeli deri më 28 maj 2004, derisa Gjykata e Tiranës vendosi t'i lironte për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit dhe mosgjetjes së provave ndaj tyre. Në të njëjtën kohë Prokuroria e ndryshoi akuzën në "shpërdorim detyre", dhe si pasojë e amnistimit të kësaj vepre në vitin 1997, u vendos pushimi i çështjes ndaj tyre më 1 korrik 2004. Më pas, këta u dëmshpërblyen nga Gjykata e Tiranës për burgim të padrejtë, ndërsa më 29 gusht 2006 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm u rihapën hetimet e pezulluara, duke u shtuar edhe akuza e kryer ndaj Avdyl Loshajt.
Masa e sigurisë për Sefgjinin
Më datë 14 prill 2008, Prokuroria përfundoi hetimin e çështjes për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, me të cilën të pandehurit ishin njohur që nga muaji shkurt. Ndërsa më 18 prill dosja u dorëzua në gjykatë. I fundit veprim i kryer nga Prokuroria ishte kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë depozituar në gjykatë më 30 prill dhe vendosur nga togat e zeza më datë 4 maj.