Vrasja e Eva Vishajt, rikthehet gjyqi
Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare është ndodhur dje për të dytën herë përpara vrasësit të nënës së saj në Gjykatën e Tiranës.
Fatos Mahmutaj
E shoqëruar nga një i afërm i saj, këngëtarja hyri në sallën kryesore të gjyqeve në Gjykatën e Tiranës në orën 13:30 dhe u ul përballë Albenc Agos, vrasësit të nënës së saj, i cili ndodhej brenda kafazit të hekurt mes pesë policëve të burgjeve. Seanca e djeshme që ishte e treta për këtë proces, zgjati rreth 15 minuta, ndërsa të mëparshmet janë shtyrë për shkak të kryerjes së procedurave gjyqësore. Ago dhe mbrojtësi i tij, pohuan dje në gjykatë se kërkonin të rivendosnin në afat dënimin me 20 vjet burg që ai ka marrë në mungesë dy vjet më parë, pasi është gjetur fajtor nga gjykata e kryeqytetit. Në një material të përgatitur me shkrim avokati i zgjedhur nga Ago argumentoi ligjërisht shkaqet pse kërkonte që klientit të tij, t’i jepej mundësia për të apeluar vendimin e dhënë në mungesë. Sipas tij, çështja që ka përfunduar me një dënim 20 vite burg në mungesë të Agos, duhet të rihapet pasi në të ka mjaft shkelje procedurale.
Kërkesa
Menjëherë pas kësaj, përfaqësuesi i Prokurorisë në këtë proces u shpreh se, ishte dakord me kërkesën e të dënuarit pasi sipas tij ishte e drejtë e Agos të kërkonte rivendosje në afat të procesit, në të cilin e kishte të pamundur për ta apeluar. Më pas gjykata vendosi të shtynte seancën me argumentin se do të tërhiqte nga arkiva penale dosjen në ngarkim të Agos, duke e shtyrë seancën për pak ditë më vonë. Në një prononcim në media pak ditë më parë, prindërit e Eva Vishës, u shprehën se procesi gjyqësor për ekzekutimin e vajzës së tyre duhej të rihapej, pasi sipas tyre veç dënimit të Agos, nuk u arrit as nga Prokuroria dhe as nga gjykata të zbulohej motivi i krimit të 27 majit 1997.
Sipas tyre, drejtësia nuk arriti të zbardhte shkaqet e vërteta të krimit, të ekzekutimit të vajzës së tyre me një plumb në sy, të cilat mund të zbardhen vetë nga Ago përpara gjykatës. Seanca e djeshme gjyqësore, u zhvillua me dyer të hapura, ku veç këngëtares Elsa Lila dhe dy të afërmve të saj, pati mjaft gazetarë të pranishëm. Këngëtarja, e cila ndodhej vetëm tre metër larg vrasësit të nënës, gjatë seancës pati disa raste të ngarkesës emocionale, pas të cilës edhe momente përlotje.
Seanca
Lila gjatë seancës së djeshme gjyqësore ishte veshur me bluzë të zezë dhe fund të gjatë dhe gjatë gjithë kohës qëndroi pranë personit që e shoqëronte, ndërsa diku afër fundit të sallës së gjyqit ndodhej një vajzë tjetër që shoqëronte Lilën. Ndërsa Ago i veshur me bluzë firmato me mëngë të shkurtra reagoi ashpër ndaj gazetarëve që ndodheshin në seancë gjyqësore. Madje, në një moment ai e humbi kontrollin duke kërcënuar për fotot, me argumentin se prekej privatësia e tij. Për këtë ai u kërkoi policëve që e shoqëronin të qëndronin mes tij dhe gazetarëve, kërkesë të cilën efektivët e burgjeve ia plotësuan menjëherë. Gjatë procesit ai u rezervua në dhënien e deklaratave, duke u shprehur vetëm se ishte dakord me ato që thoshte avokati i tij. Ago e kërkoi vendosjen në afat të dosjes së tij që nga momenti i ekstradimit nga Italia. Pas hedhjes së shortit elektronik në Gjykatën e Tiranës u caktua për ta shqyrtuar gjyqtari Gerd Hoxha. Dy seancat e para të procesit dështuan pasi nuk u paraqit mbrojtësi i kërkuar nga Ago. Ndërsa dje avokati i zgjedhur prej tij, përveç faktit që u paraqit në seancë kishte përgatitur me shkrim të gjitha pretendimet e veta për kërkesën e Agos.
Italia i refuzoi azilin politik të dënuarit
TIRANE – Albenc Ago, tashmë 40 vjeç, është dënuar në mungesë me 20 vjet burg nga Gjykata e Tiranës pasi është gjetur fajtor për vrasjen e Eva Vishës në maj të vitit 1997. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kilometrin 29 në rrugën Tiranë-Elbasan, në zonën e Qafë-Kërrabës, ku sipas gjykatës menjëherë pas ekzekutimit të Vishës me një plumb në sy, Ago është larguar në drejtim të paditur. Gjetja e kufomës së Vishës u bë shkak që policia dhe Prokuroria të nisnin çështjen penale, por për shkak të rrëmujave të atij viti dhe mosfunksionimit të institucioneve shtetërore nuk u arrit të zbuloheshin autorët. Pas kësaj dosja u pezullua për rreth 6 vjet me pretendimin se nuk gjendej ekzekutori. Pas këmbënguljes së familjarëve të viktimës Vishaj, në fillim të vitit 2003 Policia Gjyqësore dhe Prokuroria rihapën çështjen, ndërsa akuzuan Albenc Agon, aktualisht 40 vjeç, si autor të krimit. Më pas ky u gjykua vetëm me praninë e një avokati të caktuar kryesisht nga gjykata dhe pasi u shpall fajtor, u dënua me 20 vjet burg në mungesë. Në këtë moment Interpol Tirana e vendosi emrin e tij në listën e personave të kërkuar, ndërkohë pas dënimit të tij në mungesë, krahas masës së sigurisë, u shtua edhe një arsye tjetër për të arrestuar 40-vjeçarin kryeqytetas. Në bazë të kësaj policia italiane e kapi Agon në periferi të Padovas ku jetonte prej vitesh, madje në një periudhë kohore kishte jetuar bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Pas arrestimit të tij autoritetet shqiptare të drejtësisë dërguan në Itali kërkesën për ekstradimin e 40-vjeçarit, duke bashkëngjitur vendimin gjyqësor të formës së prerë, procesverbalet gjyqësore, shenjat e gishtave të tij për krahasim dhe një foto që ndodhej në polici. Si pasojë e zhvillimit të seancave të njëpasnjëshme shqyrtimi i kërkesës së mbërritur nga Tirana zgjati plot 7 muaj në Gjykatën Penale të Milanos derisa vendimi për dërgimin e tij me pranga në Rinas mori formë të prerë dhe u bë i ekzekutueshëm. Gjatë kësaj kohe autoritetet italiane të drejtësisë rrëzuan pretendimet e Agos për strehimin e tij në këtë shtet, kërkesë që ai e paraqiti që nga momenti i prangosjes. fa.ma.