Akuzimet me te mitura, kerkohet 15 vjet burg per ish-policin
Tirane- Ish-polici i Komisariatit te Korces i akuzuar per trafikimin me qellim prostitucioni dhe shfrytezimit seksual te dy vajzave te mitura, rrezikon te denohet me 15 vjet burg. Prokuroria e Tiranes, i ka kerkuar gjykates, shpalljen fajtor te 47 vjecarit Haxhi Qelemini, banues ne Korce. Nga hetimet e prokurorise ka rezultuar se ish-polici ka marre nga Korca dy vajzat, kusherira dhe i ka shfrytezuar per te kryer marredhenie seksuale ne nje banese ne Tirane. Gjate kesaj kohe sipas hetimeve i pandehuri po pergatiste momentin per t'i trafikuar vajzat per ushtrim prostitucioni. 47 vjecari u vu ne pranga me 11 shkurt te vitit te kaluar ne nje apartament ne rrugen "Besa", tek ish-Frigoriferi, prane nenstacionit elektrik ne Tirane, bashke me dy vajzat, e mitura, A.J, 13 vjece dhe J.O, 17 vjece. I dyshuari u kap ne flagrance duke kryer marredhenie seksuale me vajzat. Ne seancen e radhes mbrojtja dhe vete i pandehuri do te pergatisin konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa pritet qe gjykata te shpalle edhe vendimin e saj.