"Avioni Ekspres", Apeli jep 21 vjet per dy te pandehurit
Tirane- Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka denuar dje me 21 vjet burg, dy te pandehurit qe trafikuan kokainen me avion nga SHBA-ja ne vendin tone. Dje togat e zeza kane denuar perkatesisht me 11 vjet burg per te pandehurin Altin Kurti dhe 10 vjet burg per te pandehuren Violeta Shabanaj. Dy te pandehurit akuzohen per trafikimin nga SHBA-ja drejt vendit tone te 2.148 kg kokaine, e sekuestruar gjate operacionit te koduar "Avion Ekspres" ne nentor te vitit 2006. Te pandehurit, sipas akuzes, kishin kohe qe ishin nen vezhgim dhe kane rene ne duart e policise vetem ne momentin e dorezimit me pako te mallit. Operacioni u kodua "Avion Ekspres", per shkak te menyres se transportit te kokaines, perhere ne linje ajrore dhe jo ne linje tokesore. Droga eshte nisur nga SHBA-ja nga i pandehuri Altin Kurti, nderkohe qe ne Shqiperi do te merrej ne dorezim nga e pandehura Violeta Shabanaj, si dhe Armand Kulici dhe Astrit Kulici, dy te fundit te lene te lire gjate fazes se hetimit.