E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohej për ushtrim dhune, lirohet polici

Sarandë- Është liruar sot në sallën e gjyqit oficeri Ardit Hasanbegaj, në Sarandë, që u akuzua për ushtrim dhune ndaj një të arrestuari për trafik klandestinësh. Vendimi është marrë nga gjykata, pasi shqyrtimit të çështjes dhe leximit të raportit mjeko-ligjor nga ana e trupit gjykues. Sipas raportit rezultonte se në trupin e Aristill Gucajt nuk janë vënë re shenjë dhunë e dëmtimi, të ardhura si pasojë e dhunës.

Pas këtij shqyrimi trupi gjykues i drejtuar nga Elidon Papazisi ka dhënë vendimin “Lirim në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje”.

Oficeri, Aridi Hasanbega, ka qenë i paraburgosur në dhomat e parburgimit në komisariatin ku ai kryente detyrën si specialist kriminalistike. Mbi të rëndonte akuza“Përdorim dhune fizike e pasikologjike ndaj të ndaluarve në mjediset e komisariatit”. Pozicionin e tij e rëndonte mosha e re e te ndaluarve si dhe shtrimi në spitalin e burgut të njërt prej të ndaluarve dhe pretendimi i tij për shenja dhune në trup, kokë dhe goditje që kanë shkaktuar trauma.

AristillGucaj dhe Oltion Varfi u ndaluan me pesë shtetas të tjerë në autobuzin e linjës Sarandë- Konispol, nga policia kufitare, pa mbërritur ende ne afërsi të Konispolit më 5nëntor të këtij viti. Dy të rinjtë vlonjtë, Aristill Gucaj dhe Oltion Varfi, të arrestuar kohë më parë, për organizimin e një rrjeti klandestinësh, kanë dalë për herë të dytë para togave të zeza në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë për t’u vlerësuar masa e arrestit nga 30 ditë burg, në burg pa afat me akuzën për favorizim të kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit. Rasti i dhunës u denocua në media, si dhe nga Avokati i Popullit dhe fill pas kësaj, i riu u shtrua në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›