Vetëhelmohet me fostoksinë 70-vjeçari
Elbasan- Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Ngjarja ndodhi në Shalës të Elbasanit dhe viktimë është shtetasi Nersin Liçi. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se ai mbërriti në gjendje shumë të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Sipas të dhënave të para, i moshuari kishte gëlltitur fostoksinë dhe mjekët kanë sqaruar se efekti i helmit ishte i menjëhershëm. Aq sa ndërhyrja për ta shpëtuar ka qenë e pamundur, pasi 70-vjeçari nuk ka reaguar.
Policia është duke hetuar rreth ngjarjes, por ende nuk dihet shkaku i vetëhelmimit.