Uithers-Topalli, takim në kryesinë e Kuvendit
Tiranë- Ambasarori amerikan në Tiranë Xhon Uithers zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Sipas të dhënave paraprake mësohet se temë e takimit ishte projektligji “Për pastërtinë e fugurave të zyrtarëve të lartë”, njohur edhe si projektiligji për “Dosjet”, për të cilin së fundi ka pasur debate të shumta. Takimi u zhvillua koke me koke, zgjati rreth nje ore e ne perfundim te tij nuk pati asnje deklarate zyrtare per mediat e interesuara, as nga ambasadori Uithers dhe as nga kryetarja e Kuvendit, Topalli.
Vetëm një ditë më parë, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon L. Uithers II, zhvilloi një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Një takim krejt i fshehtë dhe pa praninë e kamerave, madje i papublikuar as në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Burime nga qeveria pohuan dje për gazetën pikërisht takimin e zhvilluar, por nuk konfirmuan asgjë mbi objektin e bisedës.
Rishikimi i përmbajtjes së draftit aktual për pastërtinë e figurës, me qëllim moscenimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, mendohet të jetë në qendër të takimit të sotëm mes ambasadorit amerikan dhe kryeparlamentares.
Vetë ambasada amerikane reagoi ashpër fill pas shtyrjes së votimit të ligjit për “Spiunët” në Parlament, kur opozita u largua nga salla, ndërkohë që mazhoranca këmbënguli për miratimin e ligjit.
Ajo përshëndeti shtyrjen e miratimit të ligjit, duke deklaruar se në të ka probleme ligjore dhe cenim të kushtetutës dhe se për hatimin e një ligji të standardeve bashkëkohore duhet të merret konsulenca e ekspertëve të huaj.