Akuzohen për 11 vrasje, pranga 4 shqiptarëve
Greqi- Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë, me akuza shumë të rënda për një sërë vrasjesh, trafik droge dhe trafik armësh. Lajmi është bërë i ditur nga policia fqinje, e cila njofton se do të dalë edhe një një konferencë për shtyp, posacërisht për këtë cështje.
Sipas policisë greke, mësohet se të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë, Kreshnik Kasemi, Dash Kasemi, Bledar Ahmetaj dhe Roland Cara. Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që po trafikonte në Athinë dhe në rrugicat e saj sasi të mëdha droge.
“Katër shqiptarët e arrestuar akuzohen për 11 vrasje, për trafik droge dhe për trafik armësh”- thanë të njëjtat burime.
Hetimet epara lidhur me këta arrestime tregojnë se vrasjet për të cilat akuzohen shqiptarët janë kryer dy vitet e fundit dhe dyshohet se kanë pasur lidhur lidhje me konfliktet dhe pazarat e drogës.
Tjetër akuzë që rëndon mbi të arrestuarit janë ato edhe për tentativa vrasjesh, jo pak, por 13 raste, që policia bën me dije se i ka të dokumentuara.