Tiranë, dy raste dhune ndaj homoseksualëve
I.K dhe A.B nga Tirana, janë ende të traumatizuar kur tregojnë. Mbrëmjen e së shtunës 8 nëntor, rreth orës 01 pas mesnate, janë sulmuar dhe goditur nga një grup të rinjsh, pikërisht në bulevardin kryesor të Tiranës.
“Sapo kishim dale nga nje Piano-Bar i Tiranes , po ecnim te qete ne bulevardin "Skënderbej”. Një grup çunash që vinte përballë, ngadalësoi hapat dhe njëri prej tyre na kërkoi një çakmak. Sapo u afruam pak , ai dhe më pas të tjerët, nisën të na shanin me fjalë fyese dhe poshtëruese.
Une u thashe; “zoterinj mos keni ngaterruar adrese, se une une jam gazetar, mos kerkoni person tjeter?, - rrëfen I.K. Por ata ma ktheyn: "ooo.. ti je ai pederasti qe na del edhe ne TV na jep edhe lajme ti ëëëë, by..., shkerdhatë, plehrë..”.
“Tentuam të largoheshim, por filluan te na godisnin barbarisht. Një prej tyre, nxorri një pistoletë dhe na tha ndërsa përpiqesha ti iksha duarsh: “po dolët edhe nje here ne rruge do t’iu zhdukim nga faqja e dheut".
I.K dhe A.B janë pesimistë, kur u thua nëse e kanë denoncuar ngjarjen në polici. “Kërkuam ndihmë, por askush nuk na ndihmoi. Sa për policinë, një miku ynë, e ka provuar njëherë, por është tallur, fyer dhe madje goditur edhe aty…”.
I.K dhe A.B. nuk janë viktimat e vetme, në një seri ngjarjesh, që kanë kaluar në heshtje, për një kategori dhune, që shoqëria shqiptare e ka ende të vështirë të flasë.
Edhe A.L dhe J.K, partnerë gay, gjithashtu nga Tirana, kanë një eksperiencë të ngjashme, në parkun e liqenit artificial ne periferi te Tiranes. Në 14 nëntor, në orët e vona të natës, ata janë sulmuar nga një grup të rinjsh.
“Kishimrreth 30 minuta qe shetisnim te dy,6 persona duke ecur pas nesh te qete ne dukje na afrohen fare prane dhe na u drejtuan me fyerje: “Ej hë mo....ku po shkoni ta beni by…?”
Ne nuk u kthyem asnje pergjigje por vazhduam rrugen tone. Na u afruan, njëri prej tyre kishte një thikë ën dorë. Na rrahen keqas dhe me pas na detyruan te kercenim muzike popullore "napolonin".. Më pas na detyruan qe te zhvisheshim…”.
Skena nuk ka përfunduar këtu. Sipas denoncimit të tyre, dy gay-ët, janë detyruar të ulen në gjunjë, dhe nga të rinjtë u është urinuar mbi kokë.
“Filluam te ulerisnim sa kishim ne koke, qe dikush te na vinte ne ndihme. Per pak minuta vjen makina e policise dhe u qetesuam per momentin. Dy policë zbritën dhe na u afruan. Djemte i thane se “po tallim ka.... me keta pederastet”. Policet qeshen, i hipen furgonit dhe u larguan sikur nuk kishte ndodhur asgjë, - rrëfen A.L.
A.L.dhe J.K. atë natë kanë përfunduar në spitalin ushtarak. Duke na treguar raportin mjekësor, ata përsërisin shpesh që e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë këtu.
Rasti i spikerit dhe gazetarit I.K dhe i D.J. të njohur A.L se bashku me partneret e tyre A.B dhe J.K.
nuk janë të vetmet.
Fobia ndaj homoseksualizmit eshte ende mjaft e forte ne shoqerine shqiptare.Tirana zyrtare ka nenshkruar nje sere mareveshjesh te rendesishme me BE ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut, perfshirë ketu edhe te atyre individeve me preferenca te ndryshme seksuale.