Akuzohet për përdhunim, pranga një 31-vjeçari
Akuzohet për përdhunim, pranga një 31-vjeçari nga Elbasani. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se rreth orës 20:00 të së dielës, nga ana e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit, u bë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit A. Perci, banues në lagjen “Kongresi Elbasanit”. I njëjti burim saktëson se arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka përdhunuar 28-vjeçaren H.T, e cila ishte mikeshë te 28-vjeçarja V.M. Kjo e fundit ishte fqinje me Percin. Ende nuk është bërë e ditur se përse është gjendur i akuzuari dhe “viktima” në një shtëpi të përbashkët dhe më pas është ngritur akuza nga 28-vjeçarja, H.T për kryerje të marrëdhënieve seksuale jashtë dëshirës së saj. Mësohet se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku njëra nga pistat e supozuara të hetimit mbetet përfshirja në këtë histori e të tre personave, që policia përmend në komunikimin zyrtar për mediat. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”.
#