E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: KESH zbut deficitin tregtar

Në mars 2010 janë eksportuan 14,5 miliardë lekë mallra, me rritje 28.8 për qind në krahasim me shkurt 2010 dhe rritje me 83 për qind në krahasim me mars 2009. Ndërsa janë importuar rreth 38 miliardë lekë mallra, me rritje 19.3 për qind në krahasim me shkurt 2010 dhe rritje 14 për qind në krahasim me mars 2009. Nisur nga këto të dhëna, deficiti tregtar i këtij muaji është 23,6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7.5 për qind krahasuar me mars 2009. Reduktimi i deficitit ka ardhur si pasojë e eksporteve të energjisë elektrike nga KESH-i, ndërsa në këtë zë, eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 67.7 për qind. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 65.6 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 48.3 për qind dhe importi 26 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 6.1 për qind dhe importi 14.4 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austria, Greqia, Gjermania, Italia, Kosova etj., dhe për importin Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia etj. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 34.5 për qind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 27.3 për qind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 19 për qind etj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›