E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet për vrasje, arrestohet në Itali

U prangos dje në Trento të Italisë Bujar Gashi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Gashi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “krijimit të organizatës kriminale”, “vrasjes me paramendim në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Gashi u arrestua në bashkëpunimin me policinë italiane ndërsa tashmë pritet vetëm pranimi i ekstradimit të tij nga ana e drejtësisë së shtetit fqinj.

Gashi akuzohet se në datën 09 korrik të vitit 2000, rreth orës 22:00 në fshatin Shën Vlash të rrethit të Durrësit është vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij shtetasi Dritan Disha. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasjejë janë edhe shtetasit Indrit Dokle, Adriatik Coli dhe Indrit Taullai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›