E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 22-vjeçarit, zotëronte pasaportë false

Policia arrestoi mbrëmë në pikën kufitare të Qafë-Thanës shtetasin Blendi Kasmi. 22-vjeçari i cili rezulton të jetë nga Tirana tentoi që të kalojë në shtetin e Maqedonisë me pasaportë false.

Fakti që pasaporta është false nuk është pranuar nga 22-vjeçari Kasmi, i cili është shprehur se ngatërresat mund të jenë kryer nga gjendja civile dhe se pasaporta e tij është e saktë.

Ndërkohë, burimet policore shprehen se pas arrestimit të Blendi Kasmit po kërkohet të zbulohet se ç’e ka shtyrë 22-vjeçarin që të kalojë kufirin me Maqedoninë me pasaportë false.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›