Itali; Del nga rruga makina e shqiptarit, vdes fëmija, 5 të plagosur
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e djeshme në shtetin fqinj të Italisë. Një makinë, e cila drejtohej nga një shqiptar, është aksidentuar. Për pasojë ka vdekur një fëmijë 5-vjeçar, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Bari, kur automjeti ka qenë duke kaluar në autostradë dhe si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga. Për pasojë, një fëmijë ka vdekur dhe 5 persona janë plagosur, përkatësisht në aksin rrugor mes Barit dhe Acquaviva. Sipas mediave italiane, makina e cila drejtohej nga një shqiptar kishte destinacion Taranton. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e të plagosurve. Ende nuk dihet nëse dhe 6 personat të cilët ndodheshin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë apo me kombësi tjetër. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e zonës.