E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greta, milionere

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 18:40

Që Greta Koçi është pasanike këtë tanimë e dimë të gjithë, pasi përveç koncerteve të shumta, ajo është tanimë e para këngëtare me një biznes privat mediatik.

Vetëm se këtë herë nuk e kemi fjalën për gjendjen e llogarisë së saj bankare, por për këngën dhe klipin më të ri. “Milionere e parë” është titulli i hitit më të ri që e ka hedhur tanimë në treg në versionin audio këngëtarja Koçi.

Klipi do të dalë këto ditë dhe fotoja që sjellim sot tregon disa nga skenat që ai do të përmbajë. (GSH/Summerpages)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›