E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Gore, publikisht pro senatorit Obama

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore ka dhënë hapur mbështetjen e tij për Barack Obama, duke thënë se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka mundet që Obama të fitonte kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Al Gore, është vendimtare që Shtetet e Bashkuara të mos kishin vetëm një lider të ri, por një vizion të ri për të ardhmen e saj. Gore, një nga figurat më të shquara në Partinë Demokratike dhe i njohur në botë për aktivitetin tij për të luftuar ndryshinin e klimës, mbështeti publikisht Obamën për herë të parë në një miting madhështor në Detroit.

Ai risolli ndërmend përpjekjen e tij për president në vitin 2000 për t'i kërkuar partisë së tij të mbështesë senatorine Ilinoisit në zgjedhjet e nëntorit kundër republikanit John McCain.

Gore kishte qënduar neutral ndërkohë që Obama dhe ish Zonja e Parë, senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton rivalizonin mes tyre për t'u nominuar ngapartia e tyre Demokratike. Gore ishte zëvendëspresident gjatë administratës së bashkëshortittë znj. Clinton, ish- presidentitBill Cliton.

Në mitingun prej 20 000 pjesëmarësish në Detroit, Gore kritikoi presidentin Bush dhe tha se politikat e kandidatit McCain ishin të ngjashme me ato të presidentit aktual.

Duke nxjerrë në pah vendimin e presidentit Bush për të pushtuar Irakun në vitin 2003, Gore tha se ai dhe Obama u shprehën publikisht kundër luftës në muajt që çuan në fillimin e saj.

"Pas tetë vjetësh gabimesh të rënda në politikën ejashtme, në historine e kombit tonë, ne kemi nevojë për ndryshime", tha Gore. "Ne na duhet një udhëheqje e re, jo vetëm një kryetar i ri shteti, por një vizion i ri për të ardhmen eAmerikës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›