E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, robot për zemrat e vetmuara

TOKYO – Është e mbushur, shumë simpatike dhe funksionon me bateri! Japonia ka arritur të krijojë së fundi robotin seksi, 38 centimetër të gjatë që puth me komandë.

Duke filluar nga muaji shtator njoftohet që roboti që mund të zëvendësojë të dashurën për të vetmuarit do të jetë në shitje dhe kushton rreth 114 euro. Krijuesit e kanë menduar të vlefshme për zemrat e vetmuara.

Emri i saj është “Ema” dhe në sajë të sensorët infra të kuq dhe energjisë që rrjedh në bateritë e saj ajo është në gjendje t’u afrohet personave dhe të krijojë marrëdhënie të tilla që krijuesit e kanë përcaktuar si “sjellje dashurie”.

Pas robotëve të ndryshëm që janë krijuar deri më tani, përfshirë të fortët dhe të gatshmit për të luftuar, këtë radhë krijuesit thonë se kanë dashur të sjellin një risi. “Një robot të dashur dhe interaktiv”- ka thënë Minako Sadanoue, përfaqësues i ndërmarrjes së ka prodhuar “Emën”.

Sipas tij, ajo është e adhurueshme dhe megjithëse nuk është një qenie njerëzore mund të sillet si një e fejuar e vërtetë.

Ema, këndon, kërcen dhe shpërndan kartëvizita. Parashikimet e para të bëra nga prodhuesit bëjnë fjalë për rreth 10 ekzemplarë të shitur që në vitin e parë.

Japonia është vendi që ka prodhuar gjysmën e 800 mijë robotëve industrialë në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›