Iu gjet drogë në makinë, ndalohen
Durrës- Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin iu gjet një lëndë e dyshuar si heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë, e cila njofton ndalimin e Rigers Dedës dhe Gentjan Gjokës.
“Të dy të ndaluarit janë persona me precedentë penalë, pasi i pari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe tjetri për plagosje”- thanë burimet policore.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, sepse një ditë më parë, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetin me targaDR 3165 E, në të cilin ndodheshin këta dy shtetas, u gjet nje sasi prej 4,5 gr. Pluhur, i cili nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit heroinë.
Materialet për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.