Vodhën dyqanin e floririt, pranga dy femrave
Fier- Vodhën kohë më parë një dyqan floriri, por ranë sot në prangat e policisë. Policia e Fierit ka njoftuar pasdite se ka bërë arrestimin e dy femrave, të dyshuara për grabitjen e një dyqani që tregtonte bizhuteri të florinjta.
Sipas burimeve zyrtare, dy gratë e ndaluara janë Zhaneta Lika, e datëlindjes 1996 dhe Elvira kllogjeri, e datëlindjes 1984. “Të dyja janë ndaluar se dyshohet që në bashkëpunim mes tyre kanë grabitur dyqanin e shtetases Manushaqe Trungu”- thanë burimet policore.
Dyqani igrabitur kohë më parë ndodhet në Divjakë të Lushnjes, ndërkohë që ende nuk jepen detaje rreth mënyrës së kanë përdorrur femrat për të realizuar vjedhjen.
Ato janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe po merren në pyetje, në mënyrë që të japin të dhëna rreth ngjarjes.
Ndërkaq, ndaj tyre pritet që të caktohet edhe masa e sigurisë, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.