Elbasan, kapen me lëndë narkotike dy të rinj
Elbasan- Seksioni i luftës kundër drogës ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasve, për mbajtje të lëndëve narkotike. Burime të policisë bëjnë të ditur se gjatë paradites në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spaikorres”, në lagjen “5 Maj” janë ndaluar shtetasit Emiliano Ramazani, 28-vjeç dhe Mikael Stefo, 22-vjeç.
“Ndalimi i tyre u bë, sepse në mjetin tip benz me targa TR 0309 P, me të cilin udhëtonin, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme pluhuri e dyshuar si kokainë dhe një sasi tjetër e dyshuar si heroine”- thanë burimet policore.
Sasia e pluhurit është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në laborator ndërsa hetimet ndaj dy të ndaluarve vazhdojnë