E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma “EITI”, Shqipëria, së shpejti pjesë e saj

Nisma për transparencën në industrinë e nxjerrjes së gazit, naftës dhe të minierave "EITI", po i hap dyert dhe Shqipërisë. Aktualisht kompania e pavaruar angleze, “Heart Grup”, po përgatit raportin e vlerësimit të Shqiperisë për EITI, i cili pritet të jetë gati në shtator të këtij viti.

Ndërkohë deri në vitin 2011, Shqipëria do te jetë anëtare me të drejta të plota të kësaj nisme ndërkombetare. EITI është një nismë për transparencën në industrine e nxjerrjes së naftes, gazit dhe të sektorit te minierave. Deri më tani, në të kanë aderuar 24 vende që përfshijnë popullsinë prej 3.5 miliard banorë.

Organizimi korekt i kësaj nisme bën të mundur rritjen e trasparencës mes konpanive të blerjes së naftës, gazit, në mënyrë që bashkepunimi mes kompanive dhe qeverisë të jetë sa me trasparent dhe efikas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›