Gazsjellësi Adriatik-Jon, firmoset memorandumi i mirëkuptimit

Ministria e Ekonomisë dhe Gazsjellësi Trans Adriatik, firmosën sot një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, duke u përqendruar në gjetjen e mundësive për lidhjen e Gazsjellësit Adriatik-Jon (IAP), një projekt madhor rajonal i gazit natyror, me sistemin e Gazsjellësit Trans Adriatik, në një pikë lidhëse në afërsi të Fierit.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e sigurise së furnizimit si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz per tregjet Evropiane. Ministri i Ekonomisë Nasip Naço u shpreh se zbatimi i ketij projekti do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend të rendesishëm dhe strategjik energjetik. Gazsjellësi Trans Adriatik është një projekt tubacioni gazi natyror.
Tubacioni do të transportoj gaz nga rajoni i Kaspikut duke kaluar nepërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në detin Adriatik dhe duke dalë në jug të Italisë dhe me tej në Evropën Perëndimore. Potenciali që krijohet nga lidhja e gazsjellësit TAP dhe gazsjellesit IAP, krijon një energji pozitive duke vendosur Shqipqrinë në një nyje të rëndësishme për rrjetet e gazit në Evropën Juglindore.