E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç në Preshevë: Shqiptarët të formojnë Këshillin e tyre Kombëtar


Presidenti serb Boris Tadiç ka vizituar Luginën e Preshevës, nga ku u bëri thirrje shqiptarëve të kësaj zone, që të formojnë Këshillin e tyre Kombëtar, e në këtë mënyrë, të ndërmarrin vetë përgjegjësinë për zhvillimin e shtetit në të cilin jetojnë.
''Dëshiroj t'i inkurajoj shqiptarët tanë për të marrë pjesë në institucionet e tyre kombëtare në Serbi, për shkak se Serbia është vendi dhe shtëpia e tyre'', ka thënë Presidenti Tadiç, gjatë bisedës me banorët e luginës së Preshevës.
Gjithashtu, Tadiç premtoi qe përveç Fakultetit te Medvegjës, do te hapet Fakulteti i gjuhës shqipe edhe në Preshevë dhe Bujanovc.
Mediat serbe shkruajnë se në kuadër të një vizite në qytetin e Medvegjës, Tadiç, është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me studentë të Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik në këtë qytet, si dhe ka marrë pjesë në hapjen e minierës së arit, plumbit dhe të zinkut, në vendin e quajtur ''Lece'', në afërsi të Medvegjës. Te pranishëm ishin edhe studentë shqiptarë. Gjithashtu, gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton atje, Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se ishte i shqetësuar për diferencat e mëdha ekonomike ndërmjet veriut dhe jugut të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›