E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen rëndë dy ultranacionalistët rusë

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 17:09

Gjykata e qytetit të Moskës ka dënuar të premten ultranacionalistin rus, Nikita Tikhonov (31) me burg të përjetshëm, për shkak të vrasjes së avokatit për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov, dhe të gazetares, Anastasia Buburova, në vitin 2009.

Dashnorja e Tikhonov, 26-vjeçarja Yevgenia Khasis është dënuar me 18 vjet burg, për shkak të dhënies së ndihmës gjatë sulmit të kryer në janar të vitit 2009.

Sipas prokurorëve, Tikhonov dhe Khasis ishin të lidhur me një grup të jashtëligjshëm ultranacionalist rus. Ndrëkohë të dy të dënuarit u shprehën se nuk ndjeheshin fajtorë për vrasjet.

Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova ishin vrarë në Moskë, derisa po largoheshin nga një konferencë për shtyp drejt metrosë së qytetit.

Markelov ishte një avokat, që kishte mjaft armiq në mesin e nacionalistëve rus, ngase punë e tij ishin njerëzit që u shkileshin të drejtat e njeriut në Çeçeni. Anastasia Baburova ishte një gazetare në të gazetën ditore liberale ruse ‘Novaya Gazeta’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›