E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Qaeda poston xhirim të ri

Al-Qaeda ka postuar në internet një video-xhirim të ri me rastin e shënimit të 10-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në xhirim përveç porosisë së liderit të rrjetit terrorist të Al-Qaeda’s, Ayman al-Zawahiri, shihen edhe fotografi të ish-liderit, Osama bin Laden. Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:25

Video materiali, i quajtur “Pak para Fitores së Qartë”, në 62 minuta përmban fjalimin e liderit të Al-Qaedas egjiptianit Ayman Al-Zawahiri, i cili ka trashëguar liderin e vrarë në muajin maj, në Pakistan, Osama bin Laden, u njoftua nga ana e qendrës amerikane për monitorimin e web-faqeve islamike – SITE.

Zawahiri në video xhirim flet për “pranverën arabe”, për situatën në Irak dhe Afganistan, dhe për vrasjen e bin Ladenit, sqaroi SITE.

Sipas Zawahirit, Al-Qaeda i “mbështetë revolucionet arabe, dhe shpreson se ato do të sjellin një islam autentik dhe një rend të bazuar në ligjin islamik- Sheriatin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›