E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Numërimi i fletëvotimeve ishte i drejtë

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:27

Këshilli i Evropës e ka vlerësuar si të drejtë numërimin e fletëvotimeve të hedhura në kutinë e gabuar nga shtetasit shqiptarë.

Në raportin e përpiluar nga reporterët e Këshillit të Evropës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, thuhet se pavarësisht kundërshtimeve, praktika evropiane tregon se asnjë pengesë administrative nuk mund të ndalojë numërimin e secilës votë.

Në analizën e tyre, të bazuar nga informacionet e mbledhura në Shqipëri, dy reporterët e KE’së theksojnë se kjo tezë u mbështet dhe u respektua në vendimet që i mori Kolegji Zgjedhor. Në raport reporterët po ashtu thonë se heqja e së drejtës së votimit të një votuesi për shkak të gabimeve rigoroze administrative do të binte ndesh me standardet.

Jirsa dhe Petrenco kishin vizituar Shqipërinë, nga 30 qershori deri më 1 korrik, si pjesë e një misioni fakt-mbledhës. Asokohe ata mbajtën takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›