Al Sabah-Rama: Bashkëpunim me bashkinë
• Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në një takim me kryeministrin e Kuvajtit, Sheik Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, diskutuan rreth projekteve të përbashkëta bashkëpunimimes qeverisë kuvajtiane dhe Bashkisë së Tiranës. Biseda u përqendrua gjithashtu mbi miqësinë e bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe në çështjen e Kosovës. Me këtë rast, Rama falënderoi kryeministrin për mbështetjen që qeveria e Kuvajtit i dha pavarësisë së Kosovës. Kryebashkiaku Rama ritheksoi edhe një herë se Kosova shumë shpejt do të bëhet e pavarur edhe "de jure", pasi "de facto" është aktualisht. Duke i folur për historikun e qytetit të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës i dhuroi kryeministrit të Kuvajtit, Sheik Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, "Çelësin e Tiranës". Nga ana e tij, kryeministri kuvajtian ftoi kryebashkiakun Rama për një vizitë zyrtare në Kuvajt. Ndërsa në shënimin e tij në librin e përshtypjeve të Bashkisë së Tiranës, shkroi: "Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese, që është një monument i vyer kulturor, e cila tregon civilizimin e Shqipërisë në kohët e kaluara".