E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lojtarët shkuan me femra e luajtën kumar"

• Dy humbjet e fundit të Kombëtares, Federata ua ka faturuar krejtësisht lojtarëve, por çështja është mbyllur me kaq, pasi në fund është arritur në konkluzionin se nuk ka pasur shitje të ndeshjeve, thjesht mosimpenjim maksimal nga ana e lojtarëve.Jetmir Halilaj  Megjithatë në radhët e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar shpjegime më bindëse për dështimin e edicionit, madje kanë kërkuar që të merren masa për disa futbollistë, të cilët kanë shfaqur hapur mungesë serioziteti, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe gjatë grumbullimit. Kanë qenë katër anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, që kanë këmbëngulur që të merreshin masa kundrejt lojtarëve përgjegjës të dy humbjeve të fundit, por pjesa tjetër e anëtarëve, që përbën edhe shumicën në organin vendimmarrës nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Pasi është hedhur në votim kërkesa e katër anëtarëve, ajo nuk është miratuar. ShthurjaDebati për të ndëshkuar disa lojtarë të Kombëtares ka qenë i ashpër mes anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Burime të sigurta të "Panorama Sport" bënë të ditur se anëtarët që kanë qenë pro kësaj ideje, i kanë kujtuar homologëve të tyre që ishin kundër, se lojtarët kanë shkuar me femra një natë para ndeshjes me Bjellorusinë, kanë luajtur kumar nëpër kazino apo kanë qenë për darka dhe janë kthyer vonë në hotel. Disa futbollistë, jo vetëm që nuk kanë shfaqur pikë serioziteti në seancat stërvitore, por kanë dhënë edhe shembullin më të keq të grupit. Një natë para ndeshjes me Bjellorusinë kanë qenë të pranishëm në rezidencën e përfaqësueses vetëm një pjesë e vogël futbollistësh, ndërsa shumica e tyre ishte jashtë, madje janë kthyer me vonesë në hotel. Mësohet se kjo gjë ka acaruar së tepërmi edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka, i cili është përgatitur edhe të marrë masa, por ka qenë trajneri Bariç, ai që ka dalë në mbrojtje të lojtarëve. Priten përjashtime nga skuadra Pas kësaj analize të thellë është arritur në konkluzionin se menjëherë pasi të emërohet stafi i drejtues i Kombëtares, do t'i kërkohet që disa prej lojtarëve të mos grumbullohen më në të ardhmen. Ky vendim nuk është bërë publik, sepse sipas rregullores, Federata nuk ka të drejtë të përjashtojë futbollistë, me përjashtim të rastit kur ata akuzohen për afera të pista. Të drejtën për lëniet jashtë, të paktën në letër, e ka vetëm stafi teknik i skuadrës. Konkluzioni i drejtuesve të FSHFFSHF ka fajësuar lojtarët e Kombëtares dhe ish-stafin drejtues të kuqezinjve për dy humbjet e fundit, duke bërë të qartë se dështimi i edicionit erdhi si pasojë e mos impenjimit nga ana e futbollistëve. Të mërkurën, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së doli në konkluzionin se lojtarët ishin shkaktarët kryesorë të dështimit, pasi neglizhuan në dy ndeshjet e fundit. Është kritikuar gjithashtu, edhe ish-stafi i përfaqësueses, i cili sipas anëtarëve të KE-së është treguar tolerant kundrejt lojtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›