E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet presidenciale më 20 janar

• Kryeparlamentari serb Oliver Duliç, ka deklaruar si datë zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Serbi 20 janarin. Raundi i dytë do të zhvillohet më 3 shkurt.Në një deklaratë publike Duliç citoi, se zgjedhjet ishin një mundësi për të gjithë qytetarët që të konfirmonin maturinë e shoqërisë serbe dhe se ai priste një fushatë të drejtë dhe të menaxhuar me ndershmëri. "Çdo fazë e re zgjedhjesh është një mundësi për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për të forcuar stabilitetin e vendit. Kjo është shumë e rëndësishme sot, duke marrë parasysh se Serbia përballet me sfida të vështira, si integriteti territorial i vendit", tha Duliç. Bashkimi Evropian ka deklaruar, se do të nisë misionin në Kosovë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, për të evituar ndonjë fitore të ekstremistëve radikalë. Megjithatë, sipas ekspertëve të qeverisë serbe, vendimi për të thirrur zgjedhje është jokushtetuese. Ligji kushtetues citon se zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohen vetëm kur të gjashtë ligjet, që kanë lidhje me zgjedhjet të hyjnë në fuqi. Sipas procedurave ligjore, ata hyjnë në fuqi tetë ditë pasi janë publikuar në "Official Serbian Gazette". Meqë katër prej këtyre ligjeve, mbi themelimin e fondacionit për organizimin dhe shërbimet e sigurisë, punët e  Jashtme, mbrojtjen dhe ushtrinë janë miratuar në Parlament më 11 dhjetor, edhe nëse ato publikohen menjëherë, nuk mund të hyjnë në fuqi përpara 19 dhjetorit, datë që sipas Kushtetutës, është më e shpejta e mundshme për të bërë thirrje për zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›