E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubet e mëdha të Evropës vëzhgojnë në aksion Lorik Canën

• Lorik Cana ka qenë në "lupën" e menaxherëve të Real Madridit, Çelsit dhe Juventusit, në ndeshjen kundër Liverpulit, takim që Marseja e humbi nëfushën e saj me rezultatin 4-0, çka solli edhe eliminimin e skuadrës franceze nga Liga e Kampioneve. Sipas lajmit të albania-sport, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës së Marsejës ka ngjallur interesimin e tre klubeve të mëdha të Evropës ndaj edhe menaxherët e tyre kanë qenë të pranishëm në stadiumin "Velodrome", ku kanë parë nga afër shqiptarin. Cana është ndjerë shumë i zhgënjyer pas humbjes dhe i ka bërë apel ekipit të tij që të përqendrohet në kampionat, pasi Kupa UEFA do t'iu vështirësonte edhe më shumë punët marsejezëve.  Cana është aktualisht futbollisti shqiptar më i kërkuar dhe më i njohur në arenën evropiane. Prej kohësh, Arsenali është në ndjekje të tij, madje shpeshherë në median angleze, mesfushori kuqezi është cilësuar si një zëvendësues i denjë i francezit Flamini, i cili sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Realit të Madridit. Lala në stolAltin Lala mund ta humbasë derbin me Ervin Skelën, pasi vazhdon të ketë probleme me muskujt e kofshës së djathtë. Sot Hanoveri do të përballet me Kotbusin e Skelës në orën 20.30, ku përballë do të ishin dy senatorë të përfaqësueses shqiptare, por sipas të gjitha gjasave, në fushë do të zbresë vetëm Ervin Skela, i cili gjatë gjithë kësaj pjese të sezonit ka qenë lojtar fiks i 11-it titullar të Kotbusit. Ndërkaq, trajneri i Hanoverit, Ditmar Heking ka thënë se do të shpresojë deri në minutat e fundit për rikuperimin e Lalës, pasi sipas tij, mesfushori shqiptar është i domosdoshëm në këtë ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›