Melo, 3 ndeshjepezullim dhe gjobë nga Juventusi
TORINO- Goditja me takë në fytyrë ndaj lojtarit të Parmës Paçi dhe kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e së enjtes, i kanë kushtuar shtrenjtë Felipe Melos.
Mesfushori brazilian është pezulluar për tre ndeshje nga gjykatësi sportiv, duke i shtuar problemet për ekipin bardhezi.
Melo do të mungojë në ndeshjet me Napolin, Barin dhe Sampdorian.
Por, problemet për të duket se nuk do të mbarojnë këtu, pasi edhe klubi bardhezi ka ndërmend ta gjobisë futbollistin për gjestin që rezultoi deciziv në humbjen 1-4 të dy ditëve më parë.
“Melo, ndaj Parmës, pasi një sjellje shumë të keqe. I kemi dërguar një kërkesë Ligës për të gjobitur futbollistin tonë. Nuk mund ta justifikojmë, në një rast të tillë nuk do të jemi fleksibël”, u shpreh drejtori Marrota.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)