Roy Hodgson i jep fund aventures me Liverpool

Roy Hodgson i jep fund aventurës në krye të Liverpool, pas një serie rezultatesh negative, që nuk mund të shkonin krah historisë legjendare të klubit anglez. Zgjidhje konsensuale e kontratës mes teknikut skocez dhe klubit të Anfield. Lajmin e ka konfirmuar vetë aksionari kryesor i të kuqve, John Henry, i cili në faqen zyrtare të Liverpool ka shkruar "i jemi mirënjohës Roy për punën e bërë në 6 muajt e fundit, por të dyja palët mendojnë se është në interes të klubit që ai të largohet nga detyra e trajnerit. Ne i urojmë atij më të mirën në të ardhmen."
Humbja në javën e fundit të Premier League kundër Blackburn Rovers 3-1 e ka bërë të pashmangshëm largimin e Hodgson, edhe për faktin se tashmë skuadra e famshme angleze, renditet në vendin e 12 me 25 pikë. "Jam shumë i mërzitur që nuk arrita të lija gjurmë në këtë skuadër, që nuk pata kohë të sillja lojtarë të rinj në transfertën e merkatos për procesin e rindërtimit të Liverpool. I falënderoj të gjithë për marrëdhëniet që patëm gjatë punës sonë dhe tifozët për besnikërinë e tyre në këto kohë të vështira", ka deklaruar Hodgson. E ndërkohë, në pritje të një kthimi në pankinë të Rafael Benitez, drejtimin e ekipit e ka marrë Kenny Dalglish.
Eno Skarço