E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhson pranë shkarkimit,me Mançesterinshansi i fundit

ANGLI- Trajneri Roi Hoxhson është shumë pranë shkarkimit nga pankina e Liverpulit, për shkak të rezultateve zhgënjyese të arritura këtë sezon. Të dielën, të kuqtë do të luajnë në FA Cup ndaj Mançester Junajtid, që në rast disfate, do të jetë sfida e fundit e Hoxhson në pankinën e klubit legjendar të Anglisë.

Duke parë zhurmën e madhe të krijuar reth tij, tekniku anuloi konferencën për shtyp të ditës së premte, ndërsa doli në televizionin e klubit, duke thënë se e gjithë kjo histori e ka lënduar. “Është shumë e rëndësishme që tifozët ta dinë se ne i kuptojmë dhe e dimë se ata kanë shpresa të mëdha.
Ne zbresim në fushë dhe kërkojmë në mënyrë dëshpëruese të fitojmë, por është shumë e dhimbshme kur kjo nuk ndodh dhe ne shohim fytyrat e tifozëve”, deklaroi Roi Hoxhson për Liverpul FC Television.

Liverpuli ka pësuar 9 humbje në kampionat këtë sezon, ndërsa është vetëm 4 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Bëhet fjalë për një sezon shkatërrues për të kuqtë, të cilët në verën e shkuar kanë larguar disa lojtarë nga skuadra e tyre.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›