Alarm fals për bombë, evakuohet ambasada shqiptare në Athinë
• ATHINE - Një alarm për bombë ka ngjallur panik te personeli i ambasadës shqiptare në Athinë.
Burime të lajmit nga Athina pohojnë se një person i paidentifikuar telefonoi Drejtorinë e policisë së zonës së Atikës dhe një gazetë lokale për të njoftuar për bombën, që sipas tij do të shpërthente në ambientet e ambasadës shqiptare rreth orës 14:00 të ditës së djeshme. Telefonuesi mësohet se ka pohuar gjatë telefonatës se çështja ishte mjaft serioze. Menjëherë pas këtij njoftimi policia greke evakuoi nga ndërtesa gjithë personelin dhe shtetasit e shumtë shqiptarë që ndodheshin aty dhe për më tepër se një orë kontrolloi ambientet brenda ndërtesës diplomatike. Në kontrollin e imët, gjatë të cilit për rreth një orë u “skanua” gjithë ndërtesa me mjete të sofistikuara të policisë si dhe me qen gjurmues nuk u gjet asgjë e dyshimte dhe është konkluduar se alarmi për bombë ka qenë fals. Pas kësaj u lejua që të rikthehej në vendet e punës personeli në këtë ambasadë derisa në orën 15:40 me orën lokale puna rinisi sërish. Burime të ambasadës shqiptare në Athinë bënëë të ditur per mediat në Tiranë se nuk është hera e parë ndodhin farsa të tilla në këtë institucion. Sipas tyre ka pasur edhe raste të tjera kur alarmet e rreme për bombë kanë ndodhur edhe në orët e vona të natës. Sipas tyre çështja e alarmeve false është një temë e shpeshtë në Greqi, ku jo rrallëherë kryhen telefonata anonime për vendosje bombash në dikastere apo vende publike siç është metroja e Athinës. Telefonuesit kryesisht telefonojnë nëpër institucionet ku pretendohet se janë vendosur lëndët shpërthyese ndërsa për ta bërë të besueshëm alarmin telefonojnë edhe nëpër komisariatet e policisë apo redaksitë e mediave. Duke u nisur nga fakti i veprimtarisë se disa grupeve ekstremiste të majta dhe nga organizatat që konsiderohen si pasardhësit e grupit terrorist “17 Nëntori”, i asgjësuar para lojërave olimpike të katër viteve më parë, policia greke tregohet tepër e kujdesshme dhe i merr seriozisht gjithnjë lajmërimet e tilla qofshin ato false si në rastin e djeshëm, kur objekt u bë ambasada shqiptare në Athinë. fa.ma.