“Reforma” Topi transferon 10 prokurorë
• Prokurori i transferuar në Shkodër nga Sollaku një vit më parë rikthehet në Tiranë.
Tashmë, është një dekret presidencial që e ka rikthyer prokurorin Petrit Fusha në organin e akuzës së kryeqytetit, prej nga u largua për në Shkodër. Po dje kreu i shtetit dekretoi ngritjen në detyrë të prokurorit kryeqytetas Shkëlqim Hajdari, duke e emëruar atë në Apelin e Tiranës. Hajdari, i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Prokurorëve, ishte një kandidatët për kryeprokuror disa muaj më parë. Po kështu, kreu i shtetit në dekretin e shpallur dje transferoi nëpër prokurori të rretheve të ndryshme edhe tetë prokurorë të tjerë. Në dekretin e shpallur dje thuhet se në emërimin dhe transferimet e prokurorëve, kreu i shtetit është mbështetur të nenin 149, pika 3 të Kushtetutës si dhe të nenit 8, pika 2, germa “b” të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë propozimet për këto transferime ishin bërë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ndërsa dekreti hyn në fuqi menjëherë.
Hajdari
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve Shqiptarë, Shkëlqim Hajdari ndodhet i pari në listën me 10 emra të përfshirë në dekretin e kreut të shtetit. Deri dje Hajdari kryente funksionin e prokurorit në linjën nr.1 të Hetimeve në kryeqytet. Një nga dosjet më të bujshme të hetuara prej tij është vrasja e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në shtator të vitit 1998. Atëherë hetues në Prokurorinë e Tiranës, Hajdari, u bë pjesë aktive e grupit të prokurorëve që hetuan “vrasjen e shekullit” dhe dërguan fashikullin me provat e akuzës në gjykatë. Më pas Hajdari ka hetuar edhe disa dosje të tjera të bujshme, siç ishte rasti i vendosjes së granatës në garazhin pranë shtëpisë së Ylli Pangos, atëherë dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa aktualisht ministër i Kulturës. Një tjetër dosje e hetuar nga Hajdari është edhe ajo e skandalit të fasadave të ministrive në Tiranë, ku i akuzuari kryesor të paktën publikisht, ka qenë Edi Rama, ish-ministër i Kulturës në atë kohë, sot kryetar i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës. Prokurori Hajdari ka marrë pjesë në hetimin e disa vrasjeve të ndodhura në Tiranë. Dy vite më parë, u zgjodh me votim nga gjithë prokurorët e vendit, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve. Ai njihet si vëzhgues i mprehtë i aktiviteteve sportive dhe pjesëmarrës aktiv në diskutimet ligjore, mbi praktikat e hetimit dhe zhvillimit e analizës institucionale të Prokurorisë.
Dekreti
Ish-prokurori i Rrethit të Vlorës, Petrit Çano me dekretin e djeshëm të kreut të shtetit transferohet nga organi i akuzës i qytetit bregdetar në Lushnjë. Çano drejtoi për shumë vite Prokurorinë e Vlorës derisa pak javë më parë u zëvendësua nga prokurori i Krimeve të Rënda Sokol Malaj. Po dje kreu i shtetit transferoi nga Durrësi në Lezhë prokurorin Artan Madani; Florian Bonjaku u transferua nga Lushnja në Krujë; Erjon Çela nga Saranda në Vlorë; Ylli Dhimitri nga Fieri në Kavajë; Durim Bedini nga Elbasani në Kavajë; Ritvan Suka nga Tropoja në Elbasan dhe Ndini Tavani nga Lushnja u transferua në Vlorë. Kurse Petrit Fusha u rikthye sërish në kryeqytet nga Shkodra, pasi ishte larguar me vendim të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. fa.ma.
Hajdari
Shkëlqim Hajdari, prej rreth 10 vitesh prokuror në Tiranë u emërua dje prokuror në Apelin e kryeqytetit. Hajdari ka një karrierë të pasur në organin e akuzës së Tiranës. Ishte hetuesi i dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, ndërsa më pas mori detyrën e prokurorit në kryeqytet, kohë gjatë së cilës kreu hetime në disa dosje të bujshme, siç është ajo e fasadave të ministrive dhe vendosja e granatës në garazhin e Pangos.
Fusha
Petrit Fusha ish-prokuror në kryeqytet u transferua rreth një vit më parë në Prokurorinë e Shkodrës. Transferimi i tij u bë me urdhër të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndërsa atëherë u përfol se kjo ishte masë ndëshkimore ndaj Fushës. Në vendimin e Sollakut atëherë u transferuan nga kryeqyteti për në rrethe të tjera disa prokurorë, një prej të cilëve ishte edhe Fusha. Ky u transferua për në organin e akuzës të Shkodrës.
Çano
Beratasi Petrit Çano drejtoi për shumë vjet Prokurorinë e Vlorës derisa një muaj më parë, kryeprokurorja Ina Rama emëroi aty prokurorin e Krimeve të Rënda Sokol Malaj. Pas kësaj Çano mbeti në këtë institucion në detyrën e prokurorit. Me dekretin e djeshëm presidencial Çano u transferua në qytetin e Lushnjës për të kryer detyrën e prokurorit. Çano është një nga personat që ka hetuar veprimtarinë bandave famëkeqe të ’97-ës në Berat.
prokuroret e transferuar
Shkëlqim HAJDARI,
prokuror në Tiranë, emërohet në Apelin e Tiranës.
Artan MADANI,
prokuror në Durrës, transferohet në Lezhë.
Florian BONJAKU,
prokuror në Lushnjë, transferohet në Krujë.
Erjon ÇELA,
prokuror në Sarandë, transferohet në Vlorë.
Petrit ÇANO,
prokuror në Vlorë, transferohet në Lushnjë.
Petrit FUSHA,
prokuror në Shkodër, transferohet në Tiranë.
Ylli DHIMITRI,
prokuror në Fier, transferohet në Kavajë.
Durim BEDINI,
prokuror në Elbasan, transferohet në Kavajë.
Ritvan SUKA,
prokuror në Tropojë, transferohet në Elbasan.
Ndini TAVANI,
prokuror në Lushnjë, transferohet në Vlorë.