Alarm i rremë, pranga dy nxënëseve
Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy nxënëset e gjimnazit "Ahmet Dakli" të qytetit, të cilat bënë telefonatat e rreme për gjoja vendosje bombe në këtë shkollë. Zëdhënësja e policisë së Elbasanit pohoi se nxënëset e vitit të katërt M.S., 17 vjeçe nga lagjja "5 Maji" dhe A.T., 18 vjeçe, nga lagjja "Haxhias" e Elbasanit do të përballen me akuzën e "njoftimit të rremë në organet e rendit" dhe "përdorimin me keqdashje të thirrjeve telefonike të kryera në bashkëpunim".