Vartësi i Ina Ramës: Pse po e jap dorëheqjen nga detyra
Kreu i Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja, i ka paraqitur dje dorëheqjen Kryeprokurores Ina Rama, pas hapjes së një procedimi penal në ngarkim të tij për probleme në deklarimin e pasurive. Por, Kryeprokurorja nuk e ka pranuar plotësisht dorëheqjen e Ndojës, duke e lejuar atë të heqë dorë vetëm nga funksioni i titullarit të prokurorisë së rrethit dhe jo nga puna si prokuror.
Dorëheqjen e tij, Ndoja e ka lidhur me një skemë të mirëmenduar që e planifikonte këtë fund. "Gjithë qëllimi i kësaj skeme plotësohet me dorëheqjen time", ka thënë numri një i akuzës durrsake, ndërsa i ka kërkuar Kryeprokurores dorëheqjen. Ndonëse ka lënë të kuptohet se sulmet ndaj tij janë të qëllimshme për ta çuar te heqja dorë nga detyra, Ndoja e ka cilësuar aktin jo si një shenjë dobësie, po pjesë të karakterit personal e kurajës qytetare. Në këtë vazhdë, ai e vlerësoi aktin e ndërmarrë dhe si pjesë të një transparence të plotë. Ai ka deklaruar se do ta thotë "qëndrimin e tij të plotë" për gjithçka po ndodh dhe e ka vënë në qendër të sulmeve vetëm pas vendimit që do të marrë organi i akuzës dhe ai gjyqësor i Tiranës, duke u mjaftuar deri atëherë me deklaratën e tij publike. Në orën 13:00, të ditës së djeshme, prokurori Arjan Ndoja, gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar heqjen dorë nga detyra, për shkak të procedimit penal që ka nisur ndaj tij në bazë të denoncimit të bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjysmë ore më vonë, Ndoja ua ka komunikuar vendimin edhe vartësve të tij, të cilët deri-diku e prisnin këtë vendim në rrethanat që iu krijuan. Qëndrimet e tyre ndaj titullarit janë të ndryshme. Një pjesë vlerësojnë rolin e tij, duke i ndërprerë fuqishëm ndërhyrjet e njerëzve të veshur me pushtet dhe para në veprimtarinë e përditshme të organit të hetimit për të ndikuar në ecurinë e hetimeve për çështje të ndryshme. Madje, këta i mëshojnë fort idesë se Ndoja është viktimë e këtyre ndërhyrjeve, veprimeve për ta bërë organin e prokurorisë të pavarur dhe të pacenueshëm nga interesat e individëve të pushtetshëm, kushdo qofshin ata. Ndërkaq, të tjerë deklarojnë nën zë se vendosja e një pasurie të tillë brenda një afati të shkurtër kohor duhet të hetohet në mënyrë që të vlerësohet dhe integriteti i një personi që emërohet në krye të njërës prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, asaj të Durrësit. Vetë Arjan Ndoja në deklarimin e tij publik tha: "Nuk besoj se ka bazë ligjore kallëzimi i bërë ndaj meje, pasi dhe po të shikoni nga përmbajtja materialin që ILDKP i ka paraqitur shtypit nuk shikohet asnjë dispozitë e shkelur ligjore".
Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror në Durrës, pak minuta pas njohjes me këtë fakt, e kanë konsideruar dorëheqjen e prokurorit si akt që i çel rrugë hetimit të plotë. Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, tha për "Shqip" se tingëllon çuditshëm një kundërvënie e tillë e Inspektoratit ndaj Ndojës për aq kohë sa dhe për emra të tjerë të sferës publike mund të ketë probleme në verifikimin e pasurisë. Ndoja është në hetim për mosverifikim të burimeve të pasurisë për një shumë prej 86 mijë eurosh, ndërsa e gjithë pasuria e tij e deklaruar në mars të këtij viti kap vlerën e 743 mijë eurove, që gjithashtu konsiderohet e dyshimtë.
Në konferencën për shtyp, Ndoja tha se regjistrimi i këtij procedimi penal në Tiranë është në bazë të ligjit për prokurorinë dhe i jep atij të drejtën të kërkojë heqjen dorë nga detyra. Kallëzimi për ndjekje penale ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, u bë disa ditë më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili u mbështet në mos verifikimin e burimit të shumës prej 86 mijë eurosh nga e gjithë pasuria e deklaruar e Ndojës, të cilat ai pretendon se i ka fituar gjatë punës si avokat në 4 vitet e fundit, deri në momentin që u emërua i dekretuar nga Presidenti Topi në krye të akuzës së Durrësit. Duke folur më tej për arsyet e dorëheqjes së tij, Ndoja tha: "Ato nuk kanë të bëjnë me faktin se deklarimi im i pasurisë ka probleme, pasi unë jam jurist dhe është absurde të mendosh që një jurist nuk di të plotësojë deklaratën e tij të pasurisë. Dorëheqja ime i hap rrugë hetimit duke hequr çdolloj paragjykimi nga taksapaguesit shqiptarë". Duke vazhduar t‘i mëshojë, pa dalë haptazi, presioneve që iu bënë në këtë mënyrë punës së tij në krye të Prokurorisë së Durrësit, Ndoja tha: "Është koha që organi i prokurorisë të kthehet në një institucion të pavarur dhe populli të fitojë besim ndaj tij".
Akuza
ILDKP: Prokurori ka bërë evazion
Sipas ILDKP-së, të dhënat mbi pasurinë dhe të ardhurat e Ndojës krijojnë dyshime të arsyeshme dhe duket se janë rrjedhojë dhe e fshehjes së detyrimeve fiskale. Në lidhje me arsyet e mos regjistrimit në organet tatimore dhe mospagimit të detyrimeve fiskale, Ndoja pati deklaruar se ligji nuk e detyron të regjistrohej në organet tatimore dhe se nuk ka pasur detyrim për t‘u njohur me legjislacionin në fuqi. Procedimi penal në Tiranë ndaj Ndojës ka nisur dhe do të jenë veprimet hetimore, ato që do të hedhin dritë mbi burimet e pasurisë së prokurorit të dorëhequr, ndërsa pritet dhe reagimi i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.
Emërimi
Topi e dekretoi katër
vjet pasi ishte shkarkuar
Më 30 janar, Arjan Ndoja, i larguar nga prokuroria e Durrësit për shkelje, është kthyer triumfues duke krijuar pështjellim, por edhe admirim në organin e akuzës durrsake, nga ku u largua në vitin 2004, pas skandalit gjyqësor që shoqëroi ngjarjen e Bazës Detare të Bishtit të Pallës. Puna e tij si prokuror është e njohur në Durrës, ku, ndonëse i ri në detyrë, iu besuan çështje të rëndësishme si ato të trafikut të lëndëve narkotike dhe dosja që i solli dhe largimin nga detyra, ajo e seks-skandalit të Bazës Detare të Bishtit të Pallës. Ai u prezantua në detyrë nga drejtori i Drejtorisë së Krimit të Organizuar, Zamir Shtylla dhe emërimi i tij u argument si një mundësi për t‘i dhënë një intensitet, ritëm të ri luftës kundër krimit. I njohur me prokurorinë e Durrësit dhe kriminalitetin e rrethit bregdetar, prokurori Ndoja deklaroi pas emërimit se ai dhe ekipi i tij do të jenë në një luftë të ashpër me krimin, duke theksuar se sfida është e përbashkët dhe kërkon bashkëpunim dhe angazhim të plotë.