Vrasja e beratasit, pas dy javësh do të martohej
Policia e Tiranës nuk ka asnjë pistë hetimi për vrasjen e 25-vjeçarit beratas, i cili vdiq dy net më parë në Spitalin Ushtarak. Të njohurit e tij kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt personal, por më problematike për policinë mbetet edhe mungesa e vendit të ngjarjes. Edhe prindërit e tij nuk kanë pasur dyshime mbi personat konkretë që mund të kenë kryer këtë krim mbi djaloshin që pritej të martohej pas dy javësh.
Hetimet
Policia e kryeqytetit është njoftuar për këtë ngjarje të rëndë rreth orës 18:00 të së hënës, kur Ferdinand Gjata ka mbërritur i plagosur në kraharor, në anën e djathtë, me një plumb pistolete. Njoftimi për plagosjen e tij është dhënë nga mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë për të plagosurin. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila nuk ka mundur të marrë në pyetje 25-vjeçarin, pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Duke pritur përmirësimin e tij për zbardhjen e kësaj ngjarjeje mister, policia ka mbetur e zhgënjyer, kur mjekët kanë deklaruar se ai kishte ndërruar jetë, pikërisht rreth orës 20:00. Në këto kushte, grupi hetimor ka marrë në pyetje mjekët e gatshëm në lidhje me personat që kishin shoqëruar në spital të plagosurin, por edhe nga kjo nuk kanë mundur të mbledhin asnjë fakt. Sipas policisë, mjekët nuk mbajnë mend se nga kush dhe çfarë makine është shoqëruar i plagosuri në spital. Kështu, për të nisur një hetim të mirëfilltë, grupi i punës e ka pasur shumë të vështirë, pasi i mungon vendi i ngjarjes. Në këto kushte është kërkuar ndihma e sallës operative, nëse kishte ndonjë informacion për të shtëna me armë. Por, edhe këtu grupi hetimor ka dështuar, duke e klasifikuar ngjarjen si vrasje me silenciator. Policia shpjegoi se, derisa nuk është dëgjuar asnjë e shtënë në Tiranë, lindin dyshimet se ai mund të jetë ekzekutuar në mënyrë mafioze. Por, duke kontrolluar kartelën e tij, nuk ka dalë asnjë element që lidhet me vrasjen. Por, gjatë hetimit, policia ka zbuluar se i riu punonte në një sallë lojërash fati në zonën e "Ali Demit". Duke u nisur nga ky fakt, janë marrë në pyetje punonjësit e kësaj salle, të cilët kanë deklaruar se ai ishte njeri i urtë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe familja e tij, duke detyruar policinë të regjistrojë këtë krim si vrasje me dashje. Sipas policisë, vrasja e tij mund të ketë ardhur nga ndonjë konflikt i momentit, ku pala kundërshtare e ka ekzekutuar. Gjithashtu, policia shpjegoi se sherri mund të ketë ndodhur midis disa personave, ku njëra palë e ka ndihmuar të plagosurin duke e dërguar në spital, me qëllim që ai të mbijetojë.
Familja
Lamtumira e fundit për 25-vjeçarin Gjata është dhënë në orën 13:00 në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Trupi i pajetë mbërriti në orët e para të mëngjesit të djeshëm pranë banesës në lagjen "Çlirim". Të afërm, miq dhe shokë i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit duke e përcjell për në varrezat e "Burdulliasit". Familja e kishte marrë lajmin për vrasjen nëpërmjet medias. Dy prindërit, tre vëllezërit dhe dy motrat e tij kanë dëgjuar në televizion lajmin për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Ata nuk kanë mundur të mësojnë shumë rreth ngjarjes, por kërkojnë nga shteti zbardhjen e saj, pasi, sipas tyre, Ferdinandi nuk kishte asnjë konflikt me njeri as në Tiranë as në kohën që kish jetuar në Berat. Nëna e tij, Dylberja, por dhe familjarët e tjerë, janë shprehur se Ferdinandi, gjashtë muaj më parë kish shkuar në Tiranë për të punuar. Pamundësia për gjetjen e një vendi pune në qytetin e tij, kushtet e vështira ekonomike të familjes, kishin detyruar 25-vjeçarin të kërkonte mundësi punësimi në kryeqytet. Kish qenë një shok i tij, i cili i kishte gjetur punë në një kazino. I riu nuk kishte menduar gjatë dhe kishte nisur jetën e re në kryeqytet, në një banesë të marrë me qira në lagjen "Ali Demi". Sipas familjarëve, ai kishte qenë për herë të fundit në Berat përpara dy javësh, por lidhej vazhdimisht në telefon me familjen, pasi pas dy javësh do të martohej. Prej një viti, ai ishte fejuar me një vajzë nga Kavaja dhe kishte ndarë ditën e dasmës më 7 dhjetor të këtij viti.