E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm, nuk ka vend në varreza

31/03/2005  Berat/ Fillon “prenotimi”

BERAT - Nuk ka më vend në varrezat publike të qytetit Berat. Alarmi jepet nga agjencitë e shërbimit funeral të këtij qyteti. Drejtoria e shërbimeve publike pranë bashkisë pranon se shqetësimi është i drejtë, por nga ana e tyre janë bërë të gjitha veprimet për të blerë tokë nga privatët që rrethojnë territorin e dy varrezave publike të qytetit. Ende dosja e miratuar nga bashkia dhe KRT nuk është nisur në ministrine përkatëse, ndërsa mësohet se ka filluar “prenotimi” i varreve.

Punonjësit e këtij shërbimi janë shprehur se ka disa javë që kanë kërkuar nga bashkia për të marrë masa, pasi territori aktual jo vetëm që ka mbaruar, ndërsa ka ditë që shfrytëzohen hapësirat e lëna për rrugicat mes varrezave, pasi varret tashmë kanë arritur deri në gardhin kufizues të këtij territori me parcelat e fermerëve.

Qyteti i Beratit ka dy varreza publike, Suelasin dhe Burdullias. Në të dya varrezat është bërë i domosdoshëm.

Asim Sulka, një prej punonjësve të varrezës së Burdulliasit, është shprehur se nga ana e tyre është negociuar me pronarin që ka tokën në kufi me varrezën dhe ky i fundit për humanizëm, pas bisedave të bëra me bashkinë, ka lejuar një territor prej rreth 500 metër katrorë, kundrejt pritjes së vlerësimit dhe shpërblimit nga pushteti vendor.

Nga ana e tij, Bedri Lubjeshari, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike pranë Dashkisë Berat, në prononcimin e tij bënë të ditur se janë përpiluar të gjitha dokumentacionet për të blerë tokën e një privati që kufizohet me varezat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›